Pensionistët në Prizren janë ankuar se pensionet e tyre nuk mjaftojnë për të përballuar koston e jetesës, ndërkohë që sipas tyre edhe kushtet e kriteret për përfitim të rritjes së pensionit bazë janë të padrejta.
Shqetësimet për këto çështje janë adresuar gjatë një takimi të organizuar nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) në Prizren, ku të pranishëm kanë qenë dhjetëra anëtarë të komunitetit të pensionistëve, raporton Telegrafi.
Avokati Refki Taç, ka vlerësuar se kriteret ekzistuese sa i përket pensioneve janë të padrejta, derisa ka theksuar se edhe dispozitat ligjore nuk po gjejnë zbatim.
Ai ka bërë të ditur se neni 14 i Ligjit për skemat pensionale përcakton se pensionet duhet të harmonizohen me koston e jetesës. “Prandaj neni 14 i këtij ligji duhet të zbatohet”, ka thënë ai, duke kërkuar rritjen e ndjeshme të pensioneve.
Pensionistja Jeta Toçila ka përkujtuar se shërbyesit civilë që pensionohen dhe kanë të drejta në përfitimin e 3 ose 6 pagave jubilare kanë probleme, meqë institucionet përkatëse nuk ndajnë buxhet për këtë. “Pastaj përfituesit po obligohen ta realizojnë këtë të drejtë me përmbarues”, ka thënë ajo.
Vërejtje sipas njoftimit të YTHP-së kanë adresuar edhe pensionistët tjerë, ku kryesisht janë ankuar për vlerën e ultë të pensioneve sikurse edhe nevojën e ndryshimit të kriterit për minimumin 15 vjet stazh të sigurimit pensional, që sipas tyre është duke prekur një numër të madh të pensionistëve në mënyrë të padrejtë.
Gjithashtu kanë kërkuar përshtatjen e pensioneve me koston e jetesës përkatësisht duke marrë për bazë normat e inflacionit dhe të ardhurat kombëtare, raporton Telegrafi.
Kryetari i YTHP-së, Ertan Simitçi ka bërë të ditur se qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë që të dëgjohen problemet, kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e pensionistëve, në mënyrë që bashkërisht të shqyrtohen zgjidhjet për problemet e tyre. “Ne do të kërkojmë që kriteri për 15 vjet stazh të sigurimit pensional të ndryshohet përkatësisht të hiqet, ndërkohë që edhe pensioni bazë të jetë sa paga minimale, e pastaj të ketë shtesa bazuar në kontributet apo nivelin e arsimit”, ka thënë Simitçi.
Edhe nënkryetari i kësaj partie, Sharik Xhibo ka pohuar se solidarizohet me kërkesat e pensionistëve dhe se do të kërkohet zgjidhje për to.
Krerët e YTHP-së kanë pohuar se takime të këtilla do të realizohen edhe në të ardhmen./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kryeministri Kurti viziton Dragashin: Në këtë fatkeqësi kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Albin-Kurti-fshati-Kuk-Dragash-380x233.jpg)
Kryeministri Kurti viziton Dragashin: Në këtë fatkeqësi kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush
![Të rinjtë e Prizrenit dhe të Kukësit shkëmbejnë përvojat në edukimin mediatik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Kendi-Amerikan-Prizren-Kukes-EMI-380x233.jpg)
Të rinjtë e Prizrenit dhe të Kukësit shkëmbejnë përvojat në edukimin mediatik
![Zanzi Band ndez atmosferën për edicionin e dytë të Prizren Rock and Blues Music Festival](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/prizren-rock-blues-festival-pre-event--380x233.jpg)
Zanzi Band ndez atmosferën për edicionin e dytë të Prizren Rock and Blues Music Festival
![Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/decic-1212-380x233.jpg)
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar
![Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448943085_25940962715548431_5853267383434331203_n-380x233.jpg)
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë
![Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-140-380x233.jpg)
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen
![Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_17-24-380x233.png)
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?
![Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/keqekolle-380x233.jpg)
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
![Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sveclaaaa-380x233.jpg)
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë