LAJMI I FUNDIT:

Zvicra vetëm barazim ndaj Austrisë – Xhaka startues, Shaqiri nga banka rezervë

Zvicra vetëm barazim ndaj Austrisë – Xhaka startues, Shaqiri nga banka rezervë

Zvicra mori vetëm barazim ndaj Austrisë me rezultat 1-1 në miqësoren e fundit para Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Austriakët kaluan në epërsi 1-0 që në minutën e pestë.  Pas një topi të humbur nga Zvicra, Christoph Baumgartner u hodh në kundërsulm. Vrapoi më shumë se gjysmën e fushës dhe mposhti lehtë portierin e Zvicrës, Yann Sommer.


Zvicra barazoi në minutën e 26-të. Ruben Vargas bëri një goditje nga krahu, ku portieri austriak nuk e kontrolloi topin si duhet dhe Silvan Widmer përfitoi duke shënuar nga afërsia për 1-1.

Më pas u zhvillua ndeshje e barabartë dhe pa shumë raste shënimi.

Granit Xhaka ishte kapiten i Zvicrës. Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa Xherdan Shaqiri u aktivizua në minutën e 66-të, por pa bërë ndonjë dallim. Në stol te Zvicra mbeti Ardon Jashari.

Zvicra ndeshjen e parë në Evropian e ka më 15 qershor, ku luan ndaj Hungarisë në Koln. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori