LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi përgatit 150 milionë euro për një tjetër top yll pas transferimit të Mbappes

Real Madridi përgatit 150 milionë euro për një tjetër top yll pas transferimit të Mbappes

Real Madridi ka siguruar shërbimet e Kylian Mbappe për sezonin e ardhshëm dhe duket se një tjetër yll në rritje do të jetë në listën e tyre të dëshirave për 2025.

Pas shumë thashethemeve që zgjatën me vite, së fundmi ishte konfirmuar zyrtarisht se Mbappe do t’i bashkohet ekipit spanjoll në fillim të korrikut si transferim i lirë, duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.


Kjo do të thotë se koha e tij tek Paris Saint-Germaini, aty ku shënoi 256 gola në 308 ndeshje në të gjitha garat, do të vijë në fund.

Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas do të ketë Mbappen, Jude Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Jr në të njëjtin ekip që nga sezoni i ardhshëm.

Një tjetër bonus për ekipin e Carlo Ancelottit është se kontrata e Mbappes tek PSG-ja po shkonte drejt fundit, dhe ai do të mbërrijë në Spanjë si transferim i lirë duke mos qenë nevoja që të paguhen miliona në drejtim të klubit francez për shërbimet e tij.

Endrick: Shpresoj ta kaloj gjithë jetën time te Real Madrid
Lexo po ashtu Endrick: Shpresoj ta kaloj gjithë jetën time te Real Madrid

Kjo do të thotë se Real Madridi mund të grumbullojë fondet për të përforcuar ekipin me një lojtar tjetër, qoftë këtë verë apo tjetrën.

Sipas gazetës gjermane BILD,  ‘Los Blancos’ është fokusuar tek blerja e Florian Wirtz i cili ka një çmim prej 150 milionë eurosh.

Wirtz ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 20 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat për ekipin e Xabi Alonsos që fitoi titullin e Bundesligës për herë të parë në histori të klubit.

Siç shton raporti, Real Madridi ka mundësitë më të mëdha për të transferuar reprezentuesin gjerman në 2025, kontrata e të cilit me Leverkusenin skadon në 2027 dhe nuk ka klauzolë lirimi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset

"Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto" - ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori