U bënë 80 vjet nga Dita-D [D-Day] – dita e parë e zbarkimit në Normandi, që hodhi bazën e aleatëve për mundjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Pushtimi – i koduar si Operacioni Mbizotëruesi [Operation Overlord] – kishte dhjetëra-mijëra trupa nga vende të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, të cilët zbarkuan në pesë vende të vijës bregdetare të Normandisë në Francë – të koduara si plazhet Juta, Omaha, Ar [Gold], Juno dhe Shpata [Sword]. Planifikimi për Ditën-D filloi më shumë se një vit më parë dhe aleatët bënë mashtrime të konsiderueshme ushtarake për të ngatërruar gjermanët se kur dhe ku do të ndodhte pushtimi.
Nga: Catherine Nicholls / CNN
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur ishte Dita-D?
Fillimisht, operacioni planifikohej të niste më 5 qershor 1944, kur hëna e plotë dhe baticat e ulëta priteshin të përkonin me motin e mirë, por stuhitë e imponuan vonesën 24-orëshe. Divizionet aleate filluan të zbarkojnë në pesë plazhe në orën 6:30 të mëngjesit të 6 qershorit.
Çfarë do të thotë Dita-D?
Termi Dita-D ishte kod ushtarak për fillimin e një operacioni të rëndësishëm, ku “D”-ja e parë ishte shkurtesa për “Ditë” [Day]. Kjo do të thotë se Dita-D në të vërtetë është “Dita-Dita”.
Sipas Legjionit Mbretëror Britanik, fraza Dita-D përdorej mjaft shpesh përpara pushtimit të Aleatëve në qershor 1944. Megjithatë, tani Dita-D zakonisht kuptohet se i referohet fillimit të Operacioni Mbizotëruesi.
Cilat vende aleate ishin të përfshira?
Dita-D nënkupton bashkëpunimin e paprecedentë midis forcave të armatosura ndërkombëtare, me më shumë se dy milionë trupa në Mbretërinë e Bashkuar në përgatitjet për pushtimin – kjo sipas të dhënave të Muzeut të Luftës Imperiale (IWM).
Shumica e këtyre trupave ishin amerikane, britanike dhe kanadeze, raporton IWM, por trupat erdhën gjithashtu nga Australia, Belgjika, Republika Çeke, Franca, Greqia, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Rodezia (tani Zimbabve) dhe Polonia për të marrë pjesë në Operacionin Mbizotëruesi.
Çfarë përgatitjesh u bënë?
Invadimi i trupave aleate u koordinua në ajër, tokë dhe det, në atë që mund të përshkruhet si zbarkim amfib.
Këto u paraprinë nga një fushatë e gjerë bombardimi, për të dëmtuar mbrojtjen gjermane, si dhe me përdorimin e taktikave të mashtrimit.
Operacioni Truproja [Bodyguard] ishte term për strategjinë e mashtrimit që çoi në pushtimin e aleatëve në Evropë në qershor 1944. Operacioni Qëndresa [Fortitude] ishte taktikë nën këtë ombrellë, që në mënyrë specifike ndërlidhej me pushtimin e Normandisë dhe kishte për qëllim ta bënte Gjermaninë naziste të besonte se sulmet fillestare në Normandi ishin thjesht devijim dhe se pushtimi i vërtetë do të ndodhte diku tjetër.
Sipas IWM-së, Qëndresa Veri [Fortitude North] synonte të mashtronte gjermanët që të besonin se aleatët do të sulmonin Norvegjinë, ndërsa Qëndresa Jug [Fortitude South] u krijua për të bindur gjermanët se aleatët do të zbarkonin në Pa-de-Kale, një hapësirë franceze në verilindje të Normandisë që është më afër Mbretërisë së Bashkuar.
Çfarë ndodhi në Ditën-D?
Trupat amerikane u caktuan në plazhin e Jutës në bazën e Gadishullit Kotentin dhe në plazhin Omaha në skajin verior të bregut të Normandisë. Britanikët zbarkuan më pas në plazhin e Artë, ndjekur nga kanadezët në Juno, dhe më në fund britanikët te Shpata – te pika më lindore e pushtimit.
Nga mesnata, trupat kishin siguruar pozicionet në plazhe dhe u zhvendosën më tej në brendësi nga Juta, Ar, Juno dhe Shpata [emra të koduar].
Megjithatë, jo të gjitha zbarkimet ishin të suksesshme; forcat amerikane pësuan humbje të konsiderueshme në Omaha, ku rrymat e forta detyruan shumë anije të zbarkimeve të largoheshin nga pozicionet e synuara, duke vonuar dhe penguar strategjinë e pushtimit.
Zjarri i rëndë nga pozicionet gjermane në shkëmbinjtë e thepisur, të cilët nuk ishin shkatërruar si duhet nga bombardimet aleate përpara pushtimit, shkaktuan gjithashtu viktima.
Si u munduan gjermanët të mbroheshin?
Sipas IWM-së, reagimi i Gjermanisë ndaj Operacionit Mbizotëruesi ishte “i ngadaltë dhe konfuz”.
Moti më 6 qershor ishin ende e keq, shumë komandantë të lartë nuk ishin në postet e veta, dhe Operacioni Qëndresa e bindi Adolf Hitlerin se pushtimi i Normandisë ishte rrenë përpara një sulmi më të madh në Pa-de-Kale.
Forcat ajrore të Gjermanisë ishin në veprim diku tjetër, duke u mbrojtur nga operacionet e bombardimeve amerikane mbi Gjermani. Anijet e saj të marinës u ankoruan në porte ose u shkatërruan nga aleatët. Sipas IWM-së, kjo la vetëm ushtrinë gjermane për t’u mbrojtur kundër Operacionit Mbizotëruesi.
Për më tepër, suksesi i Operacionit Qëndresa nënkuptonte se shumë njësi të ushtrisë u mbajtën larg fushëbetejës së Normandisë, deri në korrik, pasi ende pritej një sulm në Pa-de-Kale.
Trupat gjermane të mbrojtjes bregdetare “bënë aq sa mund të pritej”, thotë nga IWM, përpara se përfundimisht të “heshten” dhe njësitë aleate të përparonin në brendësi.
Sa njerëz vdiqën në Ditën-D?
Vetëm në Ditën-D, rreth 4 440 trupa aleate u konfirmuan të vdekur – sipas Komisionit të Varrezave të Luftës së Komonueltit (CWGC), me më shumë se 5 800 trupa të plagosur ose të humbur.
Për shkak se plazhi Omaha ishte plazhi më i përgjakshëm, ushtria amerikane humbi shumicën e njerëzve në zbarkimet amfibe. Rreth 2 500 trupa amerikane vdiqën në sulmet në plazh dhe në operacionet e Ditës-D – sipas CWGC-së.
Numri i saktë i viktimave gjermane atë ditë nuk dihet, por ato vlerësohen të jenë midis 4 000 dhe 9 000.
Kush ishin djemtë e Bedfordit?
Nga dhjetëra mijëra trupat që sulmuan plazhet e Normandisë në Ditën-D, 44 ishin ushtarë, marinarë dhe aviatorë nga Bedfordi i Virxhinias në ShBA.
Brenda pak minutave pasi arritën në plazhin Omaha, 16 nga këta burra u vranë dhe katër u plagosën. Një tjetër ushtar i Bedfordit u vra diku tjetër në Omaha, dhe tre të tjerë supozohet se u vranë në aksion – duke e çuar shifrën e vdekjes së Bedfordit në Ditën-D në 20 burra.
Sipas Fondacionit Kombëtar të Përkujtimit të Ditës-D, Bedfordi pësoi humbjen më të lartë për frymë në ShBA në Ditën-D.
Çfarë ndodhi pas Ditës-D?
Pavarësisht sigurimit të një baze në brigjet franceze në Ditën-D, forcat aleate u përballën me rrezikun nëse bombardimet gjermane mund t’i shtynin përsëri në det.
Ata duhej të shtonin numrin e trupave dhe pajisjet në Normandi, më shpejt sesa gjermanët, duke mundësuar invadimin e vazhdueshëm në kontinentin e Evropës.
Aleatët përdorën fuqinë ajrore për të ngadalësuar përparimin gjerman drejt Normandisë, duke hedhur në erë urat, hekurudhat dhe rrugët në të gjithë rajonin. Kjo i lejoi aleatët të fitonin kontrollin total të Normandisë dhe të lëviznin drejt Parisit të cilin e çliruan në gusht 1944.
Çfarë ndikimi pat ky operacion në luftë?
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e quan Ditën-D si “fillimi i suksesshëm i fundit të regjimit tiranik të Hitlerit”. IWM e quan “fitoren më domethënëse të Aleatëve perëndimorë në Luftën e Dytë Botërore”.
Duke futur forcat në Normandi, aleatët ishin në gjendje të fillonin përparimin e tyre në Evropën veriperëndimore. Megjithëse Lufta e Dytë Botërore zgjati gati edhe një vit tjetër në Evropë, suksesi i Operacionit Mbizotëruesi çoi në çlirimin e Francës dhe lejoi aleatët të luftonin kundër gjermanëve në Evropën e pushtuar nga nazistët.
Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore të ShBA-së thotë se mënyra më e mirë për të vlerësuar rëndësinë e Ditën-D është të imagjinosh se çfarë do të kishte ndodhur nëse operacioni do të kishte dështuar. Sipas muzeut, zbarkimi nuk do të ishte e mundur për të paktën një vit.
Gjatë asaj kohe, Hitleri do të mund të kishte forcuar mbrojtjen bregdetare të Evropës së pushtuar nga nazistët, të zhvillonte aeroplanët dhe armët, të bombardonte Mbretërinë e Bashkuar edhe më rëndë dhe të vazhdonte fushatën e vrasjes, thotë nga Muzeu.
Luftimet nga aleatët në frontin perëndimor dhe ushtarët rusë në frontin lindor, përfundimisht çuan në humbjen e forcave naziste gjermane.
Më 7 maj 1945, Rajhu i Tretë Gjerman nënshkroi dorëzim të pakushtëzuar në Reims të Francë. Dita e Fitores në Evropë (V-E) festohet të nesërmen, pasi armëpushimi hyn në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje