LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 20° cloudy

Mbi 300 biznese regjistrohen në veri për 6 muaj, hapet zyra e ARBK-së në Leposaviq

Mbi 300 biznese regjistrohen në veri për 6 muaj, hapet zyra e ARBK-së në Leposaviq

Komuna e Leposaviqit edhe zyrtarisht ka hapur pikën ku bizneset mund të shkojnë dhe regjistrohen në Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Një e tillë deri më tani ka funksionuar vetëm në Mitrovicën e Veriut, ku për gjashtë muaj janë regjistruar 313 biznese, sipas zyrtarëve të asamblesë parlamentare.

Në lokalin ku qëndruan personat që nuk lejonin kryetarin Lulzim Hetemi të futej në objektin e komunës së Leposaviqit një vit më parë, tashmë pronarët kanë kërkuar të regjistrohen si biznes pikërisht tek kryetari aktual.


Kjo pasi që aty janë hapur këtë javë zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, që i mundëson secilit biznes të regjistrohet e të paguajë tatim në institucionet e Kosovës.

Në kohën kur televizioni ishte aty, zyrat ishin të mbyllura nën arsyen se ishin në pauzë, edhe pse nuk ishte koha e kësaj të fundit.

Edhe kur erdhi, e shkoi koha e pauzës zyrat e ARBK-së nuk u hapën.

Megjithatë është nënkryetarja e kësaj komune Mariana Bogojeviq, që thotë se ka interesim për regjistrim të bizneseve në këtë komunë.

“Në komunën tone vepron ARBK-se, ata kanë leje të lëshojnë certifikata , por edhe kanë të drejtë për t’i mbyllur bizneset, deri më tani në numër më të vogël po mbyllen dhe më shumë po hapën”, ka deklaruar Bogojeviq.

Bogojeviq shton se momentalisht nuk dalin në teren, por që bizneset duhet të shkojnë për tu regjistruar.

“I marrim kodet që regjistrohet biznesi dhe të njëjtat dërgohen në Prishtinë, orari i punës është prej orës 8 deri ne 4. Numër të saktë nuk kam momentalisht te bizneseve qe jane regjistruar, nuk kemi staf për të dal në terren dhe verifikuar ose regjistruar bizneset. Ata duhet të vijnë në objektin e komunës”, ka vijuar ajo.

Sikur komuna e Leposaviqit, nuk e kanë fatin e njëjtë edhe ato të Zubin Potokut e Zveçanit.

Qytetarët e këtyre komunave duhet të shkojnë në Mitrovicën e Veriut që të regjistrojnë bizneset e tyre.

Numri i bizneseve të regjistruara në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas anëtarit të asamblesë komunale, Betim Osmani, është numër i kënaqshëm.

“Vetëm sa i shikum në regjistrat e komunës, diku 313 biznese janë të regjistrume që prej janarit të këtij viti, kurse kanë pas dëshirë edhe të tjerat për ndërrim të dokumentacionit, për regjistrim, për zgjerim te hapësirës, ka interes të mjaftueshëm. Shpresoj që tash edhe komuna e Leposaviqit e ka hap zyrën e vet”, ka deklaruar Osmani.

Osmani insiston se duhet të ketë ndihmë nga niveli qendror në rritjen e numrit të punëtorëve.

Zyrat e ARBK-së janë hapur në 15 janar të 2024-tës në Mitrovicën e Veriut./RTV Dukagjini/

Në trend

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori