Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një ligjeratë për Kosovën në Akdeminë e Mbrojtjes së Austrisë.
Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar për ligjeratën e mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Austri dhe për fjalën e tij atje.
“Në Vjenë, kisha nderin të mbaj një ligjeratë në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë, rreth temës “Sfidat e Kosovës në marrëdhëniet e saj me Ballkanin dhe botën”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar se si shembull i shtetndërtimit të suksesshëm në Evropë dhe më gjerë, Kosova e pavarur dhe shtetet e tjera të rajonit janë duke u kërcënuar nga politika hegjemoniste serbe në Ballkan, e cila edhe më tutje është “në kërkim të fatit të saj” jashtë kufinjve të Serbisë, gjë që historikisht ishte fatkeqësi për gjithë rajonin dhe mund të shndrrohet edhe sot.
Hoxhaj, në Akademinë austriake ka thënë se Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja, “e cila me politikën e saj të blerjes së Kosovës, mjerisht ka hequr dorë nga politika e zgjerimit evropian në Ballkan. Kjo ka bërë që kohëve të fundit më shumë të fitojnë zgjedhjet partitë politike me platforma anti-evropiane sesa ato pro-evropiane!”.
“BE jo vetëm që ka dështuar t’i japë Kosovës statusin e kandidatit, por dështimi i përpjekjes për anëtërsimin e Kosovës në Këshill të Evropës është dështim edhe i qeverisë së Kosovës, si dhe i vet shteteve udhëheqëse të BE-së! Është e habitshme të shohësh se edhe pas 16 vitesh, pesë vende të BE ende nuk e njohin Kosovën.
Në politikën e tyre të jashtme, si brenda BE-së dhe globalisht, ato janë rreshtuar më shumë në anën e qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës sesa me shumicën e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s. Madje, në rastin e njohjes së Palestinës, e jo të Kosovës, këto shtete anëtare të BE-së, treguan moralin e tyre të dyfisht.”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker