Dëshmitarja Mimoza Haxha, punëtore e kompanisë “MC FOOD”, deklaroi se nuk ka njohuri nëse të akuzuarit mes vete ose me furnitorë kanë diskutuar ndonjëherë për drogë.
“Jo, nuk kam njohuri që ka pas diskutim as direkt apo indirekt në lidhje me drogën”, tha dëshmitarja Haxha, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Izet Sheqiri, avokatit Besnik Berisha.
Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi.
Sipas dëshmitares, përfaqësuesit e MC FOOD kanë komunikuar me video-kamerë me përfaqësuesit e “GT FOODS” ose me partnerë tjerë, por tha se nuk është në dijeni saktësisht nëse ky komunikim është bërë përmes rrjetit “Skype”.
“Komunikime me video-kamerë ka pas, saktësisht cili program është përdorur nuk e di se nuk kam qenë prezente”, tha ajo.
Komunikimin me kamerë, ajo tha se e ka përdorur drejtori i importit, tani i akuzuari Vrajolli, por shtoi se nuk i kujtohej nëse në e-mailat ku e njëjta ka qenë CC të ketë parë edhe adresën e rrjetit “Skype”.
E në një e-mail që iu dha në shikim dëshmitares Haxha nga avokati Berisha, ku sipas këtij të fundit i akuzuari Vrajolli e kishte dërguar tek “Junior” dhe e kishte njoftuar për të gjitha detajet për importim të mallit, ajo tha se përmbajtja nuk i kujtohej, por sipas saj kjo është zakonisht procedura që dërgohet tek furnitorët e rinj.
“Saktësisht këtë e-mail nuk po më kujtohet se a e kam pa, mirëpo përmbajtja e saj është si procedurë që dërgohet si zakonisht tek furnitorët e rinj që dëshirojnë të lidhin bashkëpunim”, tha Haxha.
E në shumicën e rasteve, ajo tha se këtë e ka dërguar tani i akuzuari Faton Vrajolli.
Gjithashtu, ajo ka deklaruar se në prill të vitit 2018 ka filluar edhe bashkëpunimi me GT FOODS dhe MC FOOD për importimin e produkteve që veç se i kishin në treg dhe i shisnin në Kosovë.
Sipas Haxhës, pagesat me GT FOODS janë realizuar njësoj si me partnerë të tjerë, të cilat ajo tha se ishin bërë përmes bankës.
Marrja në pyetje e kësaj dëshmitare, u përcoll me kundërshtime nga ana e prokurorit special Valdet Gashi, i cili vërejtje më së shumti kishte për e-mailat që i prezantoheshin dëshmitares Haxha nga avokati Berisha.
Ai kërkoi që të sqarohet për gjykatën se për çfarë dosje bëhet fjalë që avokati Berisha po i referohej.
“Si duket iu referua një dokumenti konkret, dhe përderisa të njëjtat nuk janë propozuar për administrim në këtë gjykatë, vlerësojmë se nuk mund të ballafaqohet dëshmitari me prova të tilla”, tha prokurori Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas tij, provat me të cilat ballafaqohen dëshmitarët duhet t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë nga ana e gjykatës dhe duhet që t’i jepet mundësia palës tjetër në procedurë që t’i vlerësojë të njëjtat dhe sipas bindjes së saj edhe t’i kundërshtojë.
Lidhur me këtë deklarim, avokati Berisha tha se Prokuroria nuk po mund të përballet me të vërtetën dhe ka frikë që shpërfaqet mospërmbushja e detyrimeve ligjore gjatë fazës së hetimit.
“Është taktikë e keqe, por realisht sinjalizon që Prokuroria është në alarm dhe nuk mund të përballet me të vërtetën, e ka frikë se po i shpërfaqet mospërmbushja e detyrimeve ligjore gjatë fazës së hetimit, në veçanti mosvlerësimit të provave që çojnë drejt shfajësimit”, tha Berisha.
Sipas tij, është prokurori i njëjti që ka konfirmuar se i kanë tërhequr të gjitha e-mailat mbi 360G (server) në ditën e arrestimit dhe shtoi se ligjshmëria e provave që Prokuroria mendon se duhet të konfirmohet për shkak se dëshmitarja po ballafaqohet është thjesht tentativë për zvarritje.
“Nuk besoj që i konvenon dikujt në këtë planet që duke bërë kurban disa të pafajshëm ta shënojnë një rekord të fajësisë pa faj për Prokurorinë. Ne e kemi durimin edhe 10 vjet nëse dojnë kundërshtime në një formë ose tjetër, këto kemi me i paraqit dhe këta një ditë kanë me u turpëru pse s’i kanë lexu e analizu, por po kërkojmë nga ju që të akuzuarve t’i mundësohet një proces i rregullt”, tha tutje Berisha.
Pas këtyre deklarimeve të avokatit Berisha, prokurori Gashi tha se nuk e kontestojnë faktin se mbrojtja mund të paraqes prova në drejtim të mbrojtjes, por të paraqiten ashtu siç e do rendi procedural i Kodit të Procedurës Penale.
“U përmend nga avokati se prokurori ka refuzu t’i marrë këto prova të cilat po i paraqet gjatë marrjes në pyetje të dëshmitares. Nuk qëndron ky fakt, por se edhe po të ishte një gjë e tillë tani në këtë moment nuk është e rrugës që të pajiset prokuroi me prova në fazën ku jemi tash nga ana e mbrojtjes, shtrohet pyetja pse mbrojtja apo avokati konkret nuk ka propozuar gjatë fazës së hetimeve që këto prova t’i marrë prokurori, meqenëse po thuhet se nuk i ka siguruar Prokuroria të gjitha provat apo i ka injoruar”, tha tutje prokurori Gashi.
Gashi tha se për Prokurorinë këto prova janë të panjohura dhe se nuk dihet origjina e tyre.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Kadri Sheqiri, avokati Xhafer Maliqi tha se është krijuar përshtypja se prokurori më shumë i jep rëndësi spektaklit sesa të vërtetohet kredibiliteti i dëshmisë.
“Është krijuar përshtypja se më shumë rëndësi i jep prokurori spektaklit sesa vërtetimit të drejtë të gjendjes faktike, ai më shumë merret me spektakle në sallë, sesa te vërtetohet kredibiliteti i dëshmisë”, tha avokati Maliqi.
Më pas, trupi gjykues mori vendim me të cilin ka refuzuar kundërshtimin e prokurorit Gashi, me arsyetimin se gjykata konsideron se Prokuroria Speciale i ka pasur në dispozicion të gjitha këto prova dhe ka mundur t’i analizojë dhe shqyrtojë.
“Trupi gjykues konsideron se Prokuroria është e njohur me këto prova dhe gjithashtu edhe për faktin se para trupit gjykues dëshmitarja është duke dhënë dëshminë dhe nëse ndalohen këto pyetje atëherë dëshmia do të jetë e cunguar dhe jo e plotë”, tha kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli.
Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.
Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.
Në këtë shqyrtim gjyqësor kishte ndryshuar trupi gjykues, ku gjyqtari Arben Hoti është ndërruar me gjyqtarin Valon Kurtaj.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka raportuar ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast, ku akuzohet pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, si dhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.
Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje