LAJMI I FUNDIT:

Për një muaj 18 raste të dhunës në familje në Ferizaj

Për një muaj 18 raste të dhunës në familje në Ferizaj

Policia e Kosovës në Regjionin e Ferizajt, gjatë muajit maj të këtij viti ka regjistruar gjithsejtë 18 raste të dhunës në familje.

Në krahasim me muajin maj të vitit 2023 Policia në këtë Regjion pati raportuar për gjithsejtë 22 raste të dhunës në familje. Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se rastet e dhunës në familje janë sfidë për Policinë e Kosovës por edhe për shoqërinë në përgjithësi.

Ai ka shpjeguar se janë angazhuar që rastet e dhunës në familje mos të mbesin të izoluara, por ato të raportohen në Polici nëpërmjet platformave të ndryshme.


“Policia e Kosovës në Ferizaj e ka arritur këtë qëllim për shkak se kemi pasur shumë fushata për dhunën në familje, duke u nisur nga tryezat e ndryshme, thirrje e porosi që rastet e dhunës në familje të raportohen tek ne”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Policia e Kosovës në Ferizaj ka organizuar edhe marshe me shoqërinë civile duke i bërë thirrje që rastet e dhunës në familje të raportohen në Polici dhe mos të mbesin të izoluara.

Ndërkohë nëpërmjet një komunikate për media Policia e Kosovës në Regjionin e Ferizajt, të hënën, ka njoftuar se gjatë muajit maj në Ferizaj janë raportuar 12 raste të dhunës në familje, pastaj në Kaçanik 3 raste dhe në Shtime 3 raste.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’”, thuhet në komunikatën e Policisë.

E, zëdhënësi, Veseli, ka thënë për Telegrafin se gjatë vitit 2023 janë raportuar rreth 200 raste të dhunës në familje, ndërkaq gjatë vitit 2022 ishin raportuar 270 raste, kurse gjatë vitit 2021 ishin raportuar gjithsejtë 212 raste të dhunës në Familje. “Lajmërimi i rasteve të dhunës në familje është duke ndodhur si rezultat i fushatave të cilat i ka bërë Policia e Kosovës”, ka shtuar Veseli./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori