LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 18° clearsky_night

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit
Foto: Esad Duraki

Gjatë fundjavës së shkuar në Prizren është mbajtur edicioni i njëzet i “Bunarfest”. Pas ndejave argëtuese me muzikë, të mbajtura të premten mbrëma në “Kino Lumbardhi” dhe të shtunën mbrëma në “Andrra Stage” në Marash, të dielën gjatë ditës është realizuar lëshimi me goma në Lumbardh.

Sipas organizatorëve rreth 50 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Brazili, Gjermania, Holanda e SHBA-ja janë lëshuar me goma nga kampi i Marashit deri tek Ura e Gurit shkruan Telegrafi.


Pjesëmarrësit që janë veçuar nga organizatorët e kësaj ngjarjeje argëtuese e ndërgjegjesuese kanë qenë Mafuxinha Monteiro nga Brazili, Bleron Rrustemi nga Kosova dhe çifti prizrenas Arta dhe Denis Koçbashli.

Ndërkaq fituese e garës “Bunar Bull” për kreativitetin e treguar është shpallur Renata Gjeraj, e cila është lëshuar me veshje kombëtare.

“Kam pas dëshirë me tregu që jam shqiptare dhe me mbrojt kombin tim, si çdo herë”, është shprehur ajo, para gazetarëve.

Pas arritjes në cak, Mafuxinha Monteiro nga Brazili para gazetarëve të pranishëm ka theksuar se përvoja në Lumbardh të Prizrenit ka qenë mjaft argëtuese për të.

“Miqtë më propozuan që të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe me të vërtetë ishte ndjenjë e mrekullueshme që të lëshohem me gomë”, ka thënë Monteiro, duke shtuar se mezi pret që të kthehet në edicionet e ardhshme.

Ndërkaq Dren Marseli bashkëthemelues i organizatës X40, e cila organizon “Bunarfestin” ka pohuar se kushtet atmosferike kanë qenë të mira për realizimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të edicionit të njëzet.

“Kemi pas numër të madh të pjesëmarrësve dhe ata janë munduar të jenë sa më atraktiv. Kjo e bën festivalin të veçantë dhe na ndihmon që ta vendosin atë në hartën e ngjarjeve ndërkombëtare, ku pjesëmarrësit mund të kenë përvoja të veçanta”, ka deklaruar Marseli shkruan Telegrafi.

Këtyre aktiviteteve një javë më parë i ka paraprirë aksioni i pastrimit të shtratit të lumit nga mbeturinat e ndryshme./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Kalo në kategori