LAJMI I FUNDIT:

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Jose Mourinho e nderoi Carlo Ancelottin pasi italiani e udhëhoqi Real Madridin drejt trofeut të gjashtë të Ligës së Kampionëve në 11 vitet e fundit dhe trofeun e 15-të në total falë fitores me rezultat 2-0 ndaj Borussia Dortmundit.

Dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga Dani Carvajal dhe Vinicius Junior bën diferencën në atë që ishte një mbrëmje dramatike në kryeqytetin anglez.

Kjo fitore do të thotë se Ancelotti tashmë e ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë në karrierën e tij si trajner.


Mourinho pas ndeshjes nuk u kursye nga lëvdatat për italianin, duke thënë se ai nuk është një trajner i rrjeteve sociale.

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale, ai është një trajner siç duhet. Ai vjen nga meritokracia. Shkoni në zyrën e tij dhe shikoni sa medalje ka fituar”.

“Ky është Real Madridi, ata mund të tregojnë përulësi. Ndonjëherë ëhstë e vështirë për klubet e mëdha që të kenë këtë përulësi”.

“Kur ata luajtën ndaj Manchester Cityt, që t’i mposhtin ata u desh që të ndryshojnë filozofinë. Pyetni tifozët e Real Madridit nëse ata ishin të lumtur që ndryshuan filozofinë e tyre”.

“Ata nuk e shesin filozofinë e tyre, por sjellin medalje në zyre”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori