LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Chelseat, Jose Mourinho, është në bisedime të avancuara për t’u bërë trajneri i ri i gjigantit turk Fenerbahce. Tani duket se tekniku portugez dëshiron t’i “rrëmbejë” Barcelonës një lojtar këtë verë.

Teksa kalimi i tij tek Fenerbahce është i pashmangshëm, spekulimet në lidhje me atë se kë dëshiron trajneri ikonik ta transferojë tek ekipi turk janë rritur shumë.


Tani, gazeta katalanase SPORT ka raportuar se Mourinho ka vënë fokusin e tij tek super ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, sapo të njoftohet zyrtarisht në stolin e Fenerbahces.

Për më shumë, është raportuar se presidenti i klubit Ali Koc e ka aprovuar kërkesën e Mourinhos, ani pse ai e ka bërë të qartë se do të jetë shumë e vështirë që ta kompletojnë këtë transferim.

Jose Mourinho “thyen heshtjen” pas raportimeve se do bëhet trajner i Fenerbahces
Lexo po ashtu Jose Mourinho “thyen heshtjen” pas raportimeve se do bëhet trajner i Fenerbahces

Para se gjithash, Lewandowski kohë më parë e kishte bërë të qartë se ai nuk po synon që të largohet nga Barcelona në verë.

35-vjeçari është lidhur me një sërë klubesh, kryesisht për shkak të pagës së tij të lartë që pritet të rritet deri në 32 milionë euro sezonin e ardhshëm.

Xavi Hernandez besohej se kishte kërkuar largimin e polakut nga klubi pasi nevojitej një ndryshim në fazën e sulmit.

Megjithatë, me ardhjen e Hansi Flick, Lewandowski pritet që të ketë një rol më të rëndësishëm në ekip dhe kësisoji transferimi i tij në Turqi është pothuajse i pamundur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori