Qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim për faturat e rrymës që kanë paguar në emër të banorëve të katër komunave veriore, nga viti 1999 deri më 2012.
Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se kërkesat për kthim borxhi ose dëme të shkaktuara mund të bëhen në mënyrë retrospektive për vetëm pesë vjet – në të kundërtën, afati ligjor për ushtrimin e kësaj të drejte skadon.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pohojnë të njëjtën gjë, duke thënë se, bazuar në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, qytetarët e kanë humbur tashmë të drejtën e kompensimit për faturat e paguara për 13 vjet.
Nga 1 qershori i këtij viti do të nisë kompensimi i tyre vetëm për faturat e paguara nga viti 2012 deri më 2017 – proces ky që do të zgjasë deri në vitin 2030.
Ky vendimu mor muajin e kaluar, bazuar në një padi të ngritur nga Avokati i Popullit në vitin 2017.
Me kërkesë të gjykatës, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) i obligoi shërbimet e shpërndarjes së energjisë elektrike që t’i kompensojnë konsumatorët.
Interesimit të REL-it për të komentuar në këtë temë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), që ishte përgjegjëse për faturimin, nuk iu përgjigj.
Ngjashëm nuk u përgjigj as kompania për furnizim me energji, KESCO.
Gjykata Themelore në Prishtinë e mori vendimin për kompensim në vitin 2021, me të cilin kërkoi kthimin e mbi 40 milionë eurove te qytetarët e Kosovës.
Vendimi, pastaj, u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme, ndërsa në mars të këtij viti edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Në një intervistë dhënë REL-it më 13 prill, kreu i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, nuk ka dha informacione konkrete se nga sa euro në muaj do të kompensohen konsumatorët për periudhën 2012-2017.
Kësaj pyetjeje nuk iu përgjigjën as kompanitë për furnizim me energji, përkatësisht inkasim të energjisë, KESCO dhe KEDS.
“Shkelje e të drejtave të njeriut”
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj thotë se vendimi i gjykatës për kompensimin e qytetarëve vetëm për pesë vjet u mor pasi që rasti për këtë çështje u ngrit në vitin 2017.
Me ligj, kujton ai, periudha retrospektive nuk mund të shkojë përtej pesë vjetësh.
Kësaj deklarate i bën jehonë edhe Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Nëse flasim për borxhet përpara vitit 2012, sipas Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve, tanimë kjo kërkesë është parashkruar [v.j. vjetruar] dhe nuk ka më mjet juridik për ta fituar në gjykatë. Në situatën në të cilën jemi, kjo e drejtë tanimë është e humbur”, thotë Shala.
Si Qelaj, ashtu edhe Shala konsiderojnë se faturimi i shpenzimeve të rrymës së shpenzuar në veri te qytetarët e pjesëve të tjera të vendit, ishte shkelje e të drejtave të njeriut.
“Në raport me shkeljen e të drejtave të qytetarëve, në këtë rast të konsumatorëve, shkeljet kanë ndodhur në çdo moment kur ka pasur faturim të kësaj natyre”, thotë Avokati i Popullit.
Shala shton se qytetarëve u janë shkelur, në fakt, disa të drejta – ajo për pronë, për shkak se kanë paguar shërbimet që nuk i kanë marrë, pastaj e drejta e barazisë para ligjit dhe e drejta e konsumatorëve.
“Të gjitha këto janë konstatuar nga tri shkallët e gjykatave dhe të gjitha këto më pas janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, përmes një aktgjykimi të nxjerrë”, thotë Shala.
Çka thonë qytetarët?
Disa qytetarë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Prishtinë shprehen të zhgënjyer me faktin që s’do të kenë kompensim për faturat që paguan nga viti 1999 deri më 2012.
“Ti paguan për diçka që ke përdorur. Diçka që nuk ke përdorur, nuk ke nevojë ta paguash”, thotë Muhamet Ahmeti.
“Të më thuash se ‘unë ty po të sjell drejtësi’, e cila nuk është drejtësi, sigurisht se e ndjen veten të fyer. Kjo nuk është drejtësi”, thotë ai.
“Ata 13 vjet nuk zhbëhen kurrë”, thotë Drita Mengjiqi.
“Ne jemi të shkelur dhe të drejtat tona janë shkelur. Ne jemi të plaçkitur prej shtetit”, shprehet ajo.
Hanumshahe Ibrahimi thotë se shkelja e të drejtave të qytetarëve, në një mënyrë, është përligjur, sepse nuk ka as mundësi ankese.
“Unë nuk shoh adresë për ankesë. Gjykatat po shkojnë shumë ngadalë… unë nuk shoh adresë”, thotë ajo.
Në muajin prill, Radio Evropa e Lirë pyeti Korporatën e Energjisë Elektrike se sa paguan më shumë qytetarët jashtë veriut për rrymën e shpenzuar në veri nga viti 1999 deri më 2012. Të njëjtën pyetje e përsëriti edhe javën e kaluar, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Në vitin 2012, zyrtarë të KEK-ut patën deklaruar për REL-in se borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve në veri, që nga përfundimi i luftës e deri atëherë, vlerësohej të ishte mbi 100 milionë euro.
Vlera e përgjithshme e faturave vjetore për katër komunat atje, sipas të dhënave zyrtare, arrinte nga 8 deri në 10 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë