LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 18° clearsky_night

Biznesmenë nga Kosova dhe Turqia u takuan në forumin e biznesit në Prizren

Biznesmenë nga Kosova dhe Turqia u takuan në forumin e biznesit në Prizren

Në kuadër të manifestimit u nënshkrua një marrëveshje e vullnetit të mirë mes dy shoqatave, asaj kosovare dhe asaj turke.

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur një forum biznesi me pjesëmarrjen e biznesmenëve nga Kosova dhe atyre mysafirë nga Turqia, raporton Anadolu.


Në forumin e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Zejtarëve, Prodhuesve dhe Tregtarëve të Prizrenit – ESNAF dhe Shoqatën e Biznesmenëve të Shekullit (ASRIAD), morën pjesë pjesëtarë të shoqatave dhe shumë biznesmenë.

Në fjalën e tij këtu, kryetari i shoqatës ESNAF, Varis Xhejlani tha se në kuadër të manifestimit kanë nënshkruar një marrëveshje të vullnetit të mirë mes dy shoqatave.

Ai shprehu gjithashtu besimin se forumi do t’i hapë rrugë bashkëpunimeve të reja.

Kryetari i ASRİAD, İbrahim Cemil Yıldız, deklaroi se si shoqatë përpiqen t’i shërbejnë Turqisë dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen.

Pas fjalimeve përshëndetëse, biznesmenët nga të dy vendet zhvilluan takime biznes-me-biznes dhe vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e logjistikës, tekstilit, përpunimit të metaleve dhe plastikës, ndërtimtarisë, ushqimit, përpunimit të drurit dhe mobiljeve, teknologjisë së informacionit dhe makinerive elektro-teknike.

Türkiye ishte vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti në vitin 2022 dhe 2023.

Marrëveshja që përcakton tregtinë e lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë hyri në fuqi në vitin 2019.

Në trend

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Kalo në kategori