LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi pritet në veri nga Hetemi, vizituan pikat kufitare, liqenin e Ujmanit dhe Banjskën

Bulliqi pritet në veri nga Hetemi, vizituan pikat kufitare, liqenin e Ujmanit dhe Banjskën

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u prit në veri të Kosovës, nga kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se së bashku me Hetemin vizituan dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për t’i përgëzuar policët për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre.


“Me bashkëpunëtorë sot ishim në veri të vendit, ku u pritëm nga miku im e Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Me këtë rast vizituam edhe dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për t’i përgëzuar policët tanë për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre në punë”, ka shkruar Bulliqi.

Bulliqi u shpreh i lumtur për mundësitë e krijuara që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit.

“Gjatë kësaj vizite ishim edhe te Liqeni i Ujmanit dhe në fshatin Banjskë, aty ku ndodhi edhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar. Ndjehem vërtetë i lumtur që tash janë krijuar mundësitë që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit tonë, kjo falë angazhimit dhe punës së madhe të Qeverisë së Kosovës dhe organeve të rendit”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori