LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Humbës doli Albin Kurti e jo Memli Krasniqi

Hoxha: Humbës doli Albin Kurti e jo Memli Krasniqi

Analisti politik, Ylli Hoxha, deklaroi se edhe pse kryetari i PDK-së, në publik mund të shihet si humbës për shkak të dështimit për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, kjo nuk është e vërtetë.

Ai në “Debat Plus”, tha se humbës mund të shihet më shumë Albin Kurti për shkak se ai ishte ideator i shkuarjes në zgjedhje.


“Ndonëse Memli duket si humbës publik, nuk e shoh si një humbës, Albin Kurti ka humb një betejë. Iniciativa për zgjedhje ka qenë e Kurtit. Memli ka qenë instrument që ka reagu politikisht si duhet, ndaj një oferte të Qeverisë. Kur thotë Qeveria shkojmë në zgjedhje, pritet që partitë opozitare thonë po”, tha ai.

Ai tha se kjo ka shpërfaqur edhe disa probleme me grupin parlamentar të LVV-së.

“Ndaj Kurtit janë shkaktu problem serioze me këtë hap. Është vërtetu që Kurti nuk i ka nën kontroll grupin parlamentar. Dy grupe që mund të jenë formë e përcaktimit elektoral, që mund të ketë kosto elektorale. Grupi i Vjosa Osmanit, është evidentu një qarje. Grupi i konservatorëve, që kanë bindje fetare”, tha ai.

Ai theksoi se në kuptimin afatgjatë LVV-ja do dëmtohet më shumë se PDK-ja pas perceptimit se këto dy parti po afrohen mes vete./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori