LAJMI I FUNDIT:

Kapet përdhunuesi në Kaliforni, 16 vite i kaloi në arrati me një grua që nuk e dinte se kush ishte

Kapet përdhunuesi në Kaliforni, 16 vite i kaloi në arrati me një grua që nuk e dinte se kush ishte

Një i arratisur i quajtur “përdhunuesi me erë të keqe të gojës” është arrestuar në zonën e Gjirit të San Francisos, më shumë se 16 vjet pasi ai u arratis pas dënimit të tij për sulm seksual ndaj një kolege në Massachusetts.

Tuen Kit Lee u shpall fajtor në një gjyq të vitit 2007 për rrëmbimin dhe përdhunimin e gruas së re në shtëpinë e saj në Quincy, në jug të Bostonit, tha në një deklaratë të martën Shërbimi i Marshallëve të SHBA. Ai ishte arratisur para se të dënohej, transmeton Telegrafi

Zyrtarët e mbajtën të hapur rastin, dhe fotografia e Lee u shfaq disa herë në televizionin “America’s Most Wanted”.


Pasi u shfaqën imazhet në mediat sociale të një njeriu që besohet se ishte Lee, hetuesit ishin në gjendje ta gjurmonin atë në kontenë Contra Costa të Kalifornisë.

Marshalët dhe policët amerikanë arrestuan Lee të martën, pasi e panë atë dhe një grua të largoheshin nga një “rezidencë shumë milionëshe” pranë Danville, në lindje të Oakland, thanë zyrtarët.

Pasi vetura e tij u ndalë, Lee fillimisht dha një emër të rremë, por rrëfeu kur u shtyp për identitetin e tij të vërtetë, thanë autoritetet. Ai u identifikua më vonë përmes gjurmëve të gishtërinjve.

“Shoqëruesja e tij femër, pas 15 vitesh që ishin së bashku në Kaliforni, nuk e dinte kurrë se kush ishte ai në të vërtetë”, u tha në një deklaratë policia në Massachusetts. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori