LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Donald Trump tha në një event për mbledhjen e fondeve, se do të bombardonte Moskën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, dhe do të sulmonte Pekinin nëse Kina do të pushtonte Tajvanin, po të ishte president, shkruan Washington Post.

Komentet e ish-presidentit amerikan befasuan disa nga donatorët në këtë ngjarje, transmeton Telegrafi.

James Gilmore, i cili shërbeu si ambasador i Trumpit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u tha gazetarëve në Tajvan në fillim të këtij muaji se Trump nuk është një izolacionist, por se ai thjesht po përpiqet të bëjë aleatët që të vënë më shumë theks në mbrojtjen e tyre.


“Unë besoj se Trump do të jetë mbështetës i Tajvanit kur të bëhet president. Ai ishte në mandatin e tij të parë”, tha Gilmore.

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove
Lexo po ashtu Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Kina pretendon se Tajvani është territor i saj mbi kundërshtimet e qeverisë tajvaneze. Shtëpia e Bardhë dhe Trump mbështeti Tajvanin, duke përfshirë shitjet e armëve që kanë vazhduar nën administratën e Biden.

Trump e ka përmendur rrallë Ukrainën në muajt e fundit. Vitin e kaluar, ai pretendoi se do ta “zgjidhte” luftën në më pak se një ditë.

Në shkurt, ai shkroi në Truth Social: “Ne kurrë nuk duhet të japim më para pa shpresën e një shpagimi”.

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s
Lexo po ashtu The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Në prill, ai tha: “Siç janë dakord të gjithë, mbijetesa dhe forca e Ukrainës duhet të jenë shumë më të rëndësishme për Evropën sesa për ne, por është gjithashtu e rëndësishme për ne”.

Trump lavdëroi liderin kinez Xi Jinping që në shkurt. Duke u paraqitur në Fox News, ai u pyet nëse po planifikon të rrisë presionin në luftën tregtare me Kinën që filloi në mandatin e tij të parë.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Kalo në kategori