LAJMI I FUNDIT:

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Policia e Dibrës ka njoftuar arrestimin e shtetasi pas u zbuluar nga kamerat se kishte dhënë deklarim të rremë për aksidentin rrugor që shkaktoi mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit.

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.


Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet.

Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori