LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Kievit duhet t’i lejohet të “neutralizojë” bazat ushtarake ruse nga ku trupat e Kremlinit po lëshojnë raketa drejt Ukrainës.

“Ne mendojmë se duhet t’i lejojmë ata të neutralizojnë vendet ushtarake ku lëshohen raketa, nga ku sulmohet Ukraina”, por se “ne nuk duhet t’i lejojmë ata të prekin objektiva të tjerë në Rusi dhe padyshim civilët”.


Komentet e Macronit erdhën pasi shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve perëndimore që të lejojnë ukrainasit të bombardojë caqet ruse brenda territorit të Rusisë, raporton france24.

Stoltenberg: Ukraina të lejohet të sulmojë me armët perëndimore brenda territorit të Rusisë
Lexo po ashtu Stoltenberg: Ukraina të lejohet të sulmojë me armët perëndimore brenda territorit të Rusisë

““Unë mendoj se ka ardhur koha që aleatët të mendojnë nëse duhet të heqin disa nga kufizimet që u janë vënë në përdorimin e armëve që i kanë dhuruar Ukrainës, veçanërisht tani kur luftimet po zhvillohen shumë në Kharkiv. T’ia mohosh ukrainasve mundësinë e përdorimit të këtyre armëve kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, tha shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, vendet, duke përfshirë Gjermaninë, kundërshtojnë marrjen e një hapi për të cilin kanë frikë se mund t’i tërheqë më afër konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë që ka armë bërthamore.

Shtetet e BE-së kanë trajnuar 50 mijë trupa ukrainase jashtë vendit të shkatërruar nga lufta, nën një mision në mbarë bllokun e ngritur në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Kalo në kategori