LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Duhet platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Duhet platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i është përgjigjur një letre që i ka dërguar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi për mundësinë e dërgimit të vendit në zgjedhje.

Haradinaj ka deklaruar se duhet një platformë e përbashkët për qeverisje por pa kryeministrin aktual, Albin Kurti.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin”, ka shkruar Haradinaj.


Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Lexo po ashtu Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet

I pari i AAK-së tutje ka përsëritur qëndrimin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi të japë dorëheqje Kurti e jo me shpërndarje të Kuvendit.

“Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar tutje Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori