LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola me fjalë të mëdha për Ten Hag: Ai është trajner i jashtëzakonshëm

Pep Guardiola me fjalë të mëdha për Ten Hag: Ai është trajner i jashtëzakonshëm

Manchester United ka arritur të triumfojë në finale të Kupës FA përballë Manchester Cityt me rezultat 2-1.

Pep Guardiola për këtë humbje ka marrë përsipër fajin, derisa ka uruar Djajtë e Kuq për triumfin në finale dhe trofeun e fituar.


“Së pari urime Manchester Unitedit për fitoren. Sa i përket ndeshjes, plani im i lojës nuk ishte i mirë, ndonëse në pjesën e dytë reflektuam disi, nuk ishim mjaftueshëm intensivë, as nga ana taktike nuk ishim në nivelin e duhur”, tha Pep fillimisht.

Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup
Lexo po ashtu Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Më tej, Guardiola shtoi se janë të zhgënjyer me humbjen, teksa theksoi se tani është momenti që të pushojnë, për t’u rikthyer siç duhet.

“Ne jemi të zhgënjyer sot. Është normale kur një ekip humbet finalen, por duhet thënë se ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne kemi sfiduar që në të gjithë kompeticionet të japim maksimumin, tani duhet të pushojmë dhe të jemi gati për një rikthim të denjë”.

“Shpresoj që ai të qëndrojë”, veterani i Man United mbështet hapur Ten Hagun
Lexo po ashtu “Shpresoj që ai të qëndrojë”, veterani i Man United mbështet hapur Ten Hagun

I pyetur për trajnerin e United, trajneri spanjoll i  Cityt deklaroi se Ten Hag është një teknik i jashtëzakonshëm dhe se sipas tij ‘Djajtë e Kuq’ duhet të marrin vendimin e duhur për holandezin.

“Ata duhet të marrin një vendim. Ten Hag është një person i mrekullueshëm, një trajner i jashtëzakonshëm, fitimi i FA Cup ishte i rëndësishëm për ta, siç ishte për ne sezonin e kaluar”, deklaroi Pep. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori