LAJMI I FUNDIT:

“Shpresoj që ai të qëndrojë”, veterani i Man United mbështet hapur Ten Hagun

“Shpresoj që ai të qëndrojë”, veterani i Man United mbështet hapur Ten Hagun

Jonny Evans ka thënë se ai shpreson që Erik Ten Hagut t’i ipet mundësia që të qëndrojë si trajner i Manchester United pasi fituan FA Cup të shtunën.

United e fitoi FA Cup në ‘Wembley’, falë golave të shënuar nga Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo. Megjithatë, raportimet këtë javë pretendonin se United tashmë kishte vendosur për shkarkimin e Ten Hag, pavarësisht rezultatit në finale.

Ten Hag ishte pyetur në lidhje me të ardhmen e tij pas ndeshjes por ai nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, duke thënë se ai do të shkojë diku tjetër dhe do të fitojë trofe nëse shkarkohet.

Natyrisht, holandezi gjithashtu i udhëhoqi ‘Djajtë e Kuq’ drejt një sezoni zhgënjyes në Ligën Premier aty ku përfunduan në pozitën e tetë në tabelë, dështim ky që duket se nuk është pranuar mirë nga drejtuesit e klubit.

“Shpresoj që po (të qëndrojë Ten Hag). Ai ka qenë i mrekullueshëm për mua këtë sezon, më ka rikthyer në ekip, ka shfaqur shumë besim tek unë”.

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij
Lexo po ashtu U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

“Unë kam vetëm gjëra të mira për të thënë për të dhe mendoj se gjatë muajit të fundit ai ka treguar një fleksibilitet taktik të jashtëzakonshëm, me një stil të lojës që atij nuk i shkon përshtati, por ai e ka bërë gjatë muajit të fundit vetëm që ne të kemi performanca më të mira”.

“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe shpresoj që ai të qëndrojë. Unë u riktheva këtë verë dhe ai e ka vendosur besimin tek unë, që është diçka që të gjithë e duan nga trajneri. Kam luajtur 30 ndeshje këtë sezon, kështu që jam i lumtur”, përfundoi Evans.

36-vjeçarit i skadon kontrata këtë verë në ‘Old Trafford’ dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, veçanërisht duke ditur situatën e Ten Hag./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Ndërkombëtare
Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Ndërkombëtare
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Serie A
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori