LAJMI I FUNDIT:

AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti, më pas shpërndarja e Kuvendit

AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti, më pas shpërndarja e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sot në Kuvendin e Kosovës do ta paraqesë një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që Qeveria Kurti të dorëhiqet.

Kushtrim Xhemaili nga AAK i tha Telegrafit se Rezoluta për dorëheqjen e Qeverisë Kurti do të paraqitet nga shefi i Grupit parlamentar, Besnik Tahiri në fund të seancës të së premtes, ku do të diskutohet për trevjetorin e punës së qeverisë.

AAK paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit
Lexo po ashtu AAK paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit

Në draft-rezolutën e AAK-së thuhet “të gjithë parametrat e deritanishëm, sot në trevjetorin e kësaj Qeverie janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK”.


AAK thekson tutje në draft-rezolutën se “pas dorëheqjes ose shkarkimit të Qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/