LAJMI I FUNDIT:

AAK paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit

AAK paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se kanë përgatitur një kërkesë për një debat në të cilën do të prezantojnë një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që Qeveria Kurti të dorëhiqet.

Në trevjetorin e qeverisjes së Kurtit, deputeti i AAK-së tha se kjo qeveri vetëm i ka bërë dëme vendit.


“Mirëpo, unë jam i kënaqur që dje kryeministri i Kosovës më në fund e tha edhe vet dhe e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet… u dorëzua dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

Sipas Tahirit, Kurti në këto tri vite nuk i ka qëndruar prapa asnjë vendimi, raporton Telegrafi.

“Shpreh mospajtimin në emër të AAK-së për mënyrën se si Kurti do ta bëj ikjen nga përgjegjësia si kryeministër. Ai këtë ikje do të trajtoj përmes komunikimit të tij të sofistikuar me opozitën”, tha më tej.

“Shkojmë në zgjedhje, kur të doni ua bëjmë numrat”, “Nënshkrimet e PDK-së i ke gati nesër” – deklarata e Kurtit dhe opozitës për zgjedhje të parakoshme
Lexo po ashtu “Shkojmë në zgjedhje, kur të doni ua bëjmë numrat”, “Nënshkrimet e PDK-së i ke gati nesër” – deklarata e Kurtit dhe opozitës për zgjedhje të parakoshme

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së tha se kjo parti ka përgatitur një rezolutë në trevjetorin e qeverisjes së kryeministrit, Albin Kurti duke kërkuar që kjo qeveri të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje ose të shpërbëhet Kuvendi.

Tahiri më tej përmendi dy pika të rezolutës të cilën pritet ta prezantojnë.

“Të gjitha parametrat e deritashëm sot në trevjetorin e kësaj qeverie kanë dëshmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje, duke e votuar Kuvendi i Kosovës mocionin për shkarkimin e qeverisë.

Dhe hapi i dytë është që të vetë-shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje…”, tha ai. /Telegrafi/