LAJMI I FUNDIT:

Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

Sulmuesi i Real Madridit, Endrick ka folur për një sërë temash përpara se të bashkohej zyrtarisht me klubin mbretëror më vonë këtë vit.

Kur u pyet pse zgjodhi të bashkohej me Los Blancos në vend të Barcelonës apo PSG-së, braziliani nuk ngurroi të përgjigjej, duke treguar arsyen.

“Nuk ishte një zgjedhje, Real Madridi ishte gjithmonë një ëndërr. Nuk më duhej të zgjidhja asgjë, thjesht realizova një ëndërr, ka thënë fillimisht Endrick.

Alarmohet Real Madridi dhe Brazili: Endrick lëndohet dhe largohet me barelë nga fusha
Lexo po ashtu Alarmohet Real Madridi dhe Brazili: Endrick lëndohet dhe largohet me barelë nga fusha

Sensacioni adoleshent u përgjigj gjithashtu nëse ai ndjen kërcënim për të konkurruar me Kylian Mbappe për rolin e qendërsulmuesit në Real Madrid.

“Në një grup fitues, asnjë lojtar nuk është kërcënim për një tjetër. Klubi më i mirë në botë gjithmonë duhet të kërkojë më të mirën në të gjitha pozicionet, gjithmonë”.

“Të jem pranë lojtarëve të mëdhenj dhe të luftoj për një pozicion me ta vetëm do të më bëjë të përmirësohem, të arrij një nivel më të lartë dhe të fitoj më shumë tituj, sepse titujt e klubit janë qëllimet më të rëndësishme”, përfundoi braziliani.

Florentino Perez takohet me Endrick pas ndeshjes ndaj Spanjës, zbulohet ajo që ai i tha sulmuesit
Lexo po ashtu Florentino Perez takohet me Endrick pas ndeshjes ndaj Spanjës, zbulohet ajo që ai i tha sulmuesit

Endrick do t’i bashkohet skuadrës së parë të Real Madrid gjatë verës. Ai është gati të fillojë stërvitjen me skuadrën e parë që në para-sezon dhe nuk ka gjasa të huazohet diku sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 17-vjeçar ka bërë 10 paraqitje për Palmeiras në vitin 2024. Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Ndërkombëtare
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Ligue 1
Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Kombëtarja e Shqipërisë
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori