LAJMI I FUNDIT:

“Roli i shkencës dhe inovacionit në avancimin kombëtar”, tema e konferencës shkencore me 14 dhe 15 qershor

“Roli i shkencës dhe inovacionit në avancimin kombëtar”, tema e konferencës shkencore me 14 dhe 15 qershor

“Roli i shkencës dhe inovacionit në avancimin kombëtar”, është tema e konferencës që do ta organizojë Instituti për Avancim Kombëtar më 14 dhe 15 Qershor 2024 në Prizren.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale në Akademinë e Shkencave të Lidershipit në Zvicër (ALSS), thotë se misioni i Institutit për Avancim Kombëtar është mundësi për të krijjuar një jete dinjjitoze të shqiptarëve, me theks të veçantë për diasporën.

“Misioni i Institutit për Avancim Kombëtar, është që çdo shqiptar në tërë botën të ketë mundësi ta jetojë një jetë me dinjitet. Ne besojmë që kemi një diasporë jashtëzakonisht të shkolluar dhe që kanë një përvojë jashtëzakonisht të madhe në vendet perëndimore ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe dhe ne dëshirojmë që kjo njohuri dhe këto përvoja t’i bartim në vendet amë dhe të punojmë edhe me ekspertë nga vendet amë”.

Tutje, ai shtoi se do të ketë të ftuar të ndryshëm nga diaspora, politikanë nga pozita e opozita.

“Më 14 dhe 15 Qershor të këtij viti në Prizren do e mbajmë Konferencën e parë shkencore me titull “Roli i shkencës dhe inovacionit për avancimin kombëtar” ku kemi ftuar shkencëtarë edhe shkencëtare që i kanë arritur majat e suksesit në domenat e tyre nga diaspora, por kemi ftuar edhe njerëz nga politika, domethënë si ata që janë në pozitë por edhe nga opozita sepse ne jemi apolitikë”, vazhdoi ai.

Kjo konferencë ndërdisiplinore përmban shtatë fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendeve amë. Temat që do të trajtohen i takojnë këtyre fushave: Arsim, Biznes dhe Ekonomi, Shëndeti/Mjekësi, Shkenca ekzakte, Teknologji dhe Energji, Politikë, Informatikë, Bujqësi dhe Blegtori.

Në këtë konferencë folësit kryesorë do të jenë: Hetem Ramadani, Rexhep Gashi, Aurora Dollenberg, Jahja Kokaj, Nustret Pllana, Salih Sefa, Sulejman Vejseli, Shefqet Balaj, Hasan Mejnizolli, Shemsi Zeqiri, Fadil Beka, Alketa Gashi Fazliu, Ilir Seferi, Hava Shabanaj, Bahri Troja, Magnola Zacellari, Naim Abazi, Enver Alilaj, Petrit Markaj, Entjona Dingo, Xhavit Lipaj, Blerta Berisha, Fatmir Zymberi, Isa Hajdari, Hilmi Asllani, Blerina Rusiti, Vehbi Zeqiri, Sabri Agimi, Fikrije Salihu, Erjon Abazi, Fadil Brovina, Shkendije Berisha, Agim Prokshaj, Bashkim Çitaku, Erta Ceku, Arbër Morina, Fatjona Lubonja dhe Fadil Çitaku.

Pjesëmarrja në konferencë do të jetë  falas ndërkaq për Kompani do të jetë 100 Euro, për Prezantuese/Prezantues 150 Euro (nëse bëheni anëtare/antarë të IPAK prezentimi i punimeve dhe projekteve është gratis).

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori