LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez shihet e vetme në New York, dyshohet se është ndarë nga Ben Affleck?

Jennifer Lopez shihet e vetme në New York, dyshohet se është ndarë nga Ben Affleck?

Jennifer Lopez është fotografuar duke dalë vetëm pa bashkëshortin Ben Affleck të mërkurën, mes thashethemeve se çifti hollivudian po shkon drejt ndarjes.

Ylli i fimit “Hustlers”, 54 vjeçe, u pa me një pamje sportive të këndshme teksa mbërriti në një studio vallëzimi në Los Angeles, e shoqëruar nga stafi i saj.

Ndërkohë, aktori i “Gone Girl”, Ben Affleck, 51 vjeç, nuk ishte prezent pranë saj në këtë dalje të bashkëshortes, shkruan DailyMail.


Çifti i famshëm i njohur si ‘Bennifer’ u pa së bashku shtatë javë më parë, në fund të marsit, teksa hanin drekë bashkë në New York City.

Të mërkurën, u raportua se ata “nuk arritën t’i bënin gjërat të funksiononin” dhe po shkonin drejt një ndarjeje pas më pak se dy vjetësh martesë.

Një burim që folipër “In Touch” pretendoi se Affleck tashmë ka lëvizur nga shtëpia e tyre martesore. DailyMail ka dërguar kërkesë për të marrë përgjigje përfaqësuesve për media të Affleck dhe Lopez – pro deri më tani asnjë informacion nuk është konfirmuar.

“Lajmi është shkruar në mur – mbaroi”, deklaroi burimi, duke shtuar, “Ata po shkojnë drejt një divorci – dhe për herë të parë, [Ben] nuk është fajtor!”.

Burimi pretendoi gjithashtu se aktori ka lëvizur nga shtëpia e tyre prej 60 milion dollarësh që e ka në bashkëpronësi me Jenniferin. Nëna e dy fëmijëve u pa duke kërkuar shtëpi në Beverly Hills pa Benin të martën.

“Ai tani është duke u përqendruar në punën dhe fëmijët e tij. Ben tashmë ka lëvizur dhe ata me siguri do të duhet të shesin shtëpinë e ëndrrave që kanë kërkuar për dy vite”, vazhdoi burimi. “Ata kurrë nuk do të ndalojnë së dashuruari njëri-tjetrin, por ajo nuk mund ta kontrollojë atë, dhe ai nuk mund ta ndryshojë atë. Nuk ka pasur asnjë mënyrë që ta zgjasë më shumë lidhjen”.

Vendimi i Jenniferit për të publikuar dokumentarin e saj në Amazon Prime, “The Greatest Love Story Never Told” në shkurt, i cili përshkruan historinë e saj të dashurisë me Ben, duket se ka vënë në presion martesën e tyre. Burimi tha, “Ben kurrë nuk do të përpiqej të ngulfatste ëndrrat e [Jennifer] ose të thoshte se ajo nuk mund të bëjë diçka që avancon karrierën e saj, edhe pse ajo mund të jetë shumë kontrolluese ndaj tij”.

Lopez mbajti një pamje sportive gjatë vizitës në studion e vallëzimit. Ajo mbeti e rehatshme në një bluzë të prerë, pantallona bezhë dhe atlete. Flokët e saj me nuancë mjalti ishin të lidhura në një bishtalec dhe ajo mbante një palë vathë të mëdhenj.

Ndërkohë, Affleck ishte vetëm ndërsa shfaqej në “The Roast of Tom Brady” më 5 maj. Gjatë daljes së fundit të tyre së bashku, çifti dukej i ngurtësuar, pa asnjë shenjë buzëqeshje teksa hanin drekë në “Cecconi’s”.

Jennifer ndan binjakët Emme dhe Max, 16 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony. Duke u martuar me Ben, ajo gjithashtu u bë “njerkë” për fëmijët e tij të cilët i mirëpriti me ish-gruan Jennifer Garner: Violet, 18 vjeçe, Seraphina, 15 vjeçe dhe Samuel, 12 vjeçe. Garner u dallua për mungesën e saj në dasmën e Affleck në Georgia, me vëllain e tij Casey gjithashtu duke hequr dorë nga pjesëmarrja pasi tha se kishte angazhime prindërore të mëparshme në Los Angeles.

Lopez është duke u përgatitur për turneun e saj në muajin e ardhshëm me një seri datash në të gjithë Amerikën e Veriut në mbështetje të albumit të saj të nëntë në studio, “This is Me… Now”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori