LAJMI I FUNDIT:

Draft-statuti i Asociacionit, Kryeziu: Oferta e Kurtit është refuzuar dy herë, të shohim a do pranohet për herën e tretë

Draft-statuti i Asociacionit, Kryeziu: Oferta e Kurtit është refuzuar dy herë, të shohim a do pranohet për herën e tretë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se premtimi i zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, se do ta dërgojnë draft-statutin e Asoicacionit në Kushtetuese, është ripërsëritje e premtimit të kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se këtë premtim Kurti e kishte dhënë më 18 mars 2023 në Ohër e pastaj më 2 maj në Bruksel.

“Premtimi i zëvendëskryeministres Donika Gërvalla-Schwarz në letrën dërguar Byrosë së Këshillit të Evropës është ripërsëritje e premtimit që kryeministri Kurti ka dhënë me 18 mars 2023 në Ohër, e me 2 maj 2023 në Bruksel, kur ka ofruar gatishmërinë për të shkruar një draft-statut për Asociacionin bazuar në nenin 7 ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023)”, ka shkruar Kryeziu.


Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzojë në Kushtetuese

Ai ka shtuar se oferta e parë e kryeministrit Kurti ishte me tri shtylla që duhej të dakordoheshin paraprakisht (I. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga 23 dhjetori 2015; II. qëndrimi evropian i znj. Federica Mogherini më 24 gusht 2015; dhe, III. qëndrimi amerikan i zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar më 30 janar 2023).

“Oferta e dytë ishte e frymëzuar nga modeli kroat e i cili është gjithashtu në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Të dy këto oferta të kryeministrit Kurti janë refuzuar. Të shohim a do pranohet për herën e tretë”, ka shkruar Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë tutje është shprehur se nëse bashkësia ndërkombëtare e pranon tash, një vit pas, një oferte të tillë ne jemi të gatshëm ta zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe në kontekst të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Por kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare, jo nga Qeveria jonë”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar sot (e enjte) që Kosova është përgatitje të një draft-statuti për Asociacionin bazuar në propozimin e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, dhe se të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji. /Telegrafi/