LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në

Krasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje, duke përmendur dy data të cilat sipas tij janë më të përshtatshme për zgjedhje.

Krasniqi tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do mund të shkojë në zgjedhje nëse paraprakisht merren vesh partitë politike.

“Nuk kam dakordim me Kurtin. Kam propozime të PDK-së, që janë lind me planfikimin dhe programin të përbashkët… Mendoj 30 qershori është më i mirë se 7 korriku. Nuk më takon ta citoj Albin Kurtin. Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura. Nëse veprojmë shpejt, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë, duhet me leju Kurtin ta përfundojë mandatin”, tha Krasniqi, në Debat Plus të RTV Dukagjini.


I pyetur nëse do bëjë koalicion me VV-në, Krasniqi refuzoi të përgjigjej, derisa shtoi se Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

Ai ka folur për takimin e tij të fundit me kryeministrin Albin Kurti, duke mohuar kategorikisht se është arritur ndonjë marrëveshje mes tyre.

Krasniqi ka theksuar se takimi ishte thjesht për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ka propozuar datën 9 qershor për këtë proces, duke shprehur mbështetjen për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër nga partia e tij.

Krasniqi vlerëson që bashkimi i opozitës është kryesor për të arritur këtë qëllim.

“Nuk është e vërtetë, e para e punës për t’u arritur një dakordim të kërkesës sonë… Unë nuk i hezitoj takimet më askënd, ne jemi oponentë politik por edhe në situata të kaluara ne me oponentë kemi bërë edhe marrëveshje. Sot apo para dy ditëve ne nuk kemi bërë asnjë lloj marrëveshje. Kurti e ka bërë ftesën për të biseduar për agjendën legjislative, unë e bëra të qartë që po shkojë për zgjedhje, për çfarë po flasim sot? Për agjendën e kemi përmend nga pak. Por çfarë do të diskutohet në vijim, është vetëm një teme e rëndësishme është mënyra dhe shpresoj unë arritja e pajtueshmërisë së gjerë politike për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka treguar se ka pasur fillimisht edhe takime me kolegët e tij të opozitës, duke përfshirë secilin prej tyre, për të ndërmarrë një iniciativë opozitare për shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk e kam takuar Kurtin të parin, i kam takuar kolegët e opozitës para tij, secilin prej tyre dhe u kam kërkuar që të bëhemi bashkë si iniciativë opozitare që të kërkojmë shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme. Unë e konsideroj njeriun më të duhur Bedri Hamzën si kandidatë për kryeministër. E kam propozu datën 9 qershor për zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Krasniqi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Kronika e Zezë
Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Lajme
NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

Lajme
Zbardhet ngjarja në Korçë, Melisa po kthehej nga puna kur ish-bashkëshorti i zuri pritë, e leu me benzinë dhe i vuri flakën

Zbardhet ngjarja në Korçë, Melisa po kthehej nga puna kur ish-bashkëshorti i zuri pritë, e leu me benzinë dhe i vuri flakën

Lajme
Aksioni në veri konsiderohet i drejtë, njohësit e çështjeve të sigurisë kërkojnë koordinim me aleatët

Aksioni në veri konsiderohet i drejtë, njohësit e çështjeve të sigurisë kërkojnë koordinim me aleatët

Siguri
“Po ftuat ballkanas këtu, zgjasni kohën”, Rama replika me moderatorin e panelit: Sillni kafen turke të shohim të ardhmen, mos u gjermanizo

“Po ftuat ballkanas këtu, zgjasni kohën”, Rama replika me moderatorin e panelit: Sillni kafen turke të shohim të ardhmen, mos u gjermanizo

Lajme
Kalo në kategori