LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja, pasi koreano-jugori i Tottenhamit humbi një mundësi për të barazuar rezultatin kundër Manchester Cityt.

Të martën, City mori një fitore vendimtare 2-0 në stadiumin e Tottenham Hotspur për të kaluar në krye të tabelës së Ligës Premier, dy pikë përpara Arsenalit me vetëm një ndeshje të mbetur kundër West Hamit.

Fitorja ishte vendimtare, duke qenë se një barazim do ta mbante Arsenalin në krye të tabelës – që do të thotë se titulli do të ishte në duart e tyre duke shkuar në xhiron e fundit.


Në të vërtetë, një barazim dukej si një skenar i mundshëm në minutën e 86-të, kur Manuel Akanji iu grabit topi brenda gjysmës së tij, duke lejuar Son të vraponte drejt portës me vetëm Stefan Ortega për të mposhtur.

Por, me golin në mëshirën e tij, gjuajtja e Son u prit shkëlqyeshëm nga Ortega, me Erling Haaland që dyfishoi epërsinë e Cityt nga penalltia vetëm pak minuta më vonë.

Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
Lexo po ashtu Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Humbja e Spurs konfirmoi vendin e Aston Villas në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm në vend të skuadrës së Ange Postecoglout.

Dhe pas ndeshjes, Guardiola u pa duke folur me Son në një mënyrë motivuese, me dyshen që vendosën një krah rreth njëri-tjetrit. Spanjolli dukej se po ngushëllonte koreano-jugorin dukshëm të zhgënjyer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori