LAJMI I FUNDIT:

Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të hënën se administrata e presidentit Joe Biden nuk i sheh si gjenocid vrasjet e palestinezëve në Gaza nga Izraeli në luftën me Hamasin, shkruan Reuters.

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Hamasin të mundur. Ai tha gjithashtu se palestinezët e kapur në mes të luftës ishin në “ferr” dhe se një operacion i madh ushtarak nga Izraeli në Rafah do të ishte një gabim, transmeton Telegrafi

“Ne nuk besojmë se ajo që po ndodh në Gaza është një gjenocid. Ne kemi qenë të vendosur duke e refuzuar atë propozim”, u tha Sullivan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.


Sullivan shprehu shqetësim në lidhje me raportet e kolonëve izraelitë që sulmonin një autokolonë ndihmash humanitare për në kalimin Erez në veri të Gazës, incidenti i dytë i tillë në më pak se një javë.

“Është një zemërim total që ka njerëz që sulmojnë dhe plaçkisin këto autokolona. Është një sjellje krejtësisht e papranueshme”, tha Sullivan.

Biden, i cili kandidon për rizgjedhje këtë vit, është përballur me kritika të rënda nga mbështetësit e tij brenda vendit për mbështetjen e tij ndaj Izraelit; disa nga ata kritikë kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit. Më shumë se 35,000 palestinezë në Gaza kanë vdekur, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës.

Biden ka kërkuar të ndikojë në qasjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu ndaj luftës, tha Sullivan, “por Izraeli është një komb sovran dhe demokratik që në fund i merr vendimet e veta”, shtoi ai.

“Kryeministri nuk duhet të përgjigjet para nesh. Ai duhet t’i përgjigjet popullit izraelit”, tha Sullivan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori