LAJMI I FUNDIT:

DIAMETRI I BOMBЁS

DIAMETRI I BOMBЁS

Poezi nga: Yehuda Amichai
Pёrktheu: Fadil Bajraj

Diametri i bombёs ishte tridhjetё centimetra
ndёrsa diametri efektiv i saj rreth shtatё metra,
ku la katёr tё vdekur dhe njёmbёdhjetё tё plagosur.
Dhe pёrreth tyre, nё njё rreth mё tё madh tё
dhimbjes dhe kohёs dy spitale janё shkatёrruar
dhe njё varrezё. Ama gruaja e re
qё kishte qenё e varrosur nё qytetin nga kishte ardhur,
nga njё distancё prej mё shumё se njёqind kilometra,
e rrit kёtё rreth edhe mё shumё,
ndёrsa njeriu i vetmuar qё mban zi pёr vdekjen e saj
nё bregun e njё vendi tё largёt matanё detit
pёrfshin krejt botёn nё atё rreth.
Dhe unё bile as qё dua t’i pёrmend tё qarat e jetimёve
qё arrijnё deri te froni i Perёndisё dhe
mё tej, qё krijon
njё rreth pa fund dhe pa Zot.

ÇIFUTËT
Lexo po ashtu ÇIFUTËT