LAJMI I FUNDIT:

Bruno me grupin Revolt Klan ‘ndezin’ skenën në koncertin e çeljes së sezonit turistik në Vlorë

Bruno me grupin Revolt Klan ‘ndezin’ skenën në koncertin e çeljes së sezonit turistik në Vlorë
Foto: Revolt Klan/Instagram

Bruno Pollogati, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, së bashku me shokun e tij nga grupi Revolt Klan, Febin, ka dhënë një performancë spektakolare në çeljen e sezonit turistik në Vlorë. Dyshja e njohur e muzikës shqiptare ka arritur të ngrohë atmosferën dhe të sjellë energjinë e verës në skenën e hapjes me performancën e tyre.

Para një turme entuziaste, Bruno dhe Febi interpretuan disa nga këngët më të njohura dhe të dashura të repertorit të tyre, duke i dhënë publikut një mbrëmje plot me ritmet që kanë krijuar emrin e Revolt Klan gjatë viteve. Me interpretimin e disa prej këngëve më të suksesshme të tyre, ata kanë “djegur” skenën dhe duke bërë që të gjithë të lëvizin në ritmin e këngëve të tyre.

Për më tepër, Revolt Klan ka lënë të kuptohet përmes rrjeteve sociale se janë në proces të krijimit të diçkaje të re. Një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Vesa Luma pritet me padurim nga fansat, të cilët janë tashmë në pritje të lansimit të projektit të ardhshëm.


Pas daljes së Brunos nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, ai ka vazhduar të jetë aktiv në skenën muzikore, duke konfirmuar sërish se muzika është pasioni dhe fuqia e tij. Performanca në Vlorë është vetëm një nga aktivitetet që vijnë për të shtuar në kalendarin e ngjeshur të grupit që prej rikthimit të tij në skenën muzikore.

Në një kohë kur sektori i turizmit po përpiqet të rikuperohet pas periudhës së pandemisë, koncertet dhe performancat e artistëve si Revolt Klan janë thelbësore për të tërhequr vizitorët dhe për të sjellë një frymë të re në qytetet bregdetare si Vlorë. Ndërsa sezoni turistik në Shqipëri shënon fillimin e tij, është e sigurt që do të ketë më shumë natë plot energji dhe argëtim të ofruara nga Bruno Pollogati dhe Febi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Revolt Klan (@revoltklan)

Në trend Magazina

Më shumë
Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Magazina
Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Magazina
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

Magazina
Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Magazina
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Magazina
50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

Magazina
Kalo në kategori