LAJMI I FUNDIT:

Denver Nuggets dhe Indiana Pacers marrin fitoret e shpresës

Denver Nuggets dhe Indiana Pacers marrin fitoret e shpresës

Basketbollistet e Denver Nuggets mposhtën si mysafir ekipin e Minesota Timberwolves me rezultat 117:90 dhe ngushtuan serinë gjysmëfinale në 2-1.

Denver Nuggets u kthyen në jetë, pasi shumë prej tifozëve kanë menduar se do të humbasin 4-0 nga Timberwolves.


Jamal Murray ishte më i miri në parket me 24 pikë, derisa po aq pikë shtoi edhe Nikola Jokic.

Michael Porter Jr shtoi edhe 21 pikë të tjera për t’i dhënë fitoren e shpresës Nuggetsave.

Te vendasit më efikasi ishte Anthony Edwards me 19 pikë, ndërkohë Karl-Anthony Towns shtoi 14 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore ka marrë edhe Indiana Pacers që ka mposhtur New York Knicks me rezultat 111:106 dhe ngushtoi serinë në 2:1.

Tyrese Haliburton shënoi 35 pikë dhe udhëhoqi Indianën drejt një triumfi të rëndësishëm, dhe heroi ishte Andrew Nembhard i cili goditi një trepikësh vendimtar që prishi ndeshjen.

Pascal Siakam shtoi 26 pikë dhe shtatë kërcime, dhe Myles Turner 21 pikë dhe 10 kërcime ishin më të mirët te skuadra fituese.

Ndërkohë te New York Knicks Donte DiVincenzo ishte i shkëlqyer me 35 pikë, ndërsa Jalen Brunson, i cili kishte probleme me një dëmtim, shënoi 26 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori