Në Komisionin Hetimor Parlamentar u miratua pika për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Përveç kësaj, u kërkua të angazhohen ekspertë të fushës lidhur me këtë komision.
Pikë tjetër e miratuar në këtë komision ishte që projektligji për deputetët që marrin pjesë në më shumë se dy komisione nuk duhet paguar, të kalojë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.
Anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja tha se secili deputet që merr pjesë në më tepër se në dy komisione, nuk duhet të paguhet dhe kjo mund të parashihet në buxhet sipas tij.
Ndërkaq, lidhur me angazhimin e ekspertëve, Muja tregoi se në të kaluarën përzgjedhja është bërë në bazë të konkursit, ku janë kërkuar tri lloje të ekspertëve, duke përfshirë një financier, një juridik dhe dikë me specializimin në arsim.
“Në lidhje me buxhetin për subvencionimin duhet të jemi pak më të shpejtë këtu… Unë kisha propozuar që kjo pikë të miratohet shpejtë dhe të procedohet me thirrjen që të miratohet në seancë me prioritet. E dyta, sa i përket vendimit të kryesisë së kuvendit ekziston dispozita mbi të cilën deputetë të caktuar përjashtohen edhe duhet të kalkulohen drejtë për secilin deputet në buxhetin e komisionit… Secili deputet që është më tepër se në dy komisione nuk duhet të paguhet dhe kjo mund të parashihet në buxhet… Në të kaluarën zakonisht e kemi pasur një metodë se si do të bëhet përzgjedhja. Ne kemi shkuar me konkurs dhe në bazë të konkursit kemi ofruar një afat dy javor për të aplikuar. Është bërë përzgjedhja… Sa i përket orientimit apo fushave të ekspertizës kemi shkuar në tri lloje ekspertësh, një jurist, një financiar ose kontabilist dhe një ekspert të fushës. Në këtë rast dikush duhet ta ketë specializimin për arsimin, dikush për financat dikush për aspekte juridike”, tha Muja.
Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka theksuar se janë dakorduar që të parashihen më shumë mjete për ekspertët dhe ekspertizën.
“Unë dhe Ardiani heqim dorë, është më rëndësishme, konsideroj që buxheti të jetë më i mirë për ekspertët, sepse na duhet ekspertë profesionistë, të kalkulojmë më mirë për ekspertë dhe shpenzimet tjera që hyjnë në domenin e këtij komisioni hetimor. Armend (deputeti Muja), unë besoj që kemi një dakordim parimor dhe të parashihen më shumë mjete për ekspertët dhe ekspertizën. Është aprovuar që të kalojë në votim dhe të miratohet në Kuvend, pastaj kush të dëshirojë të paguhet në këtë komisioni atëherë e qesim në votim”, tha Haxhiu.
Ndërkaq, kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka propozuar që mbledhja e ardhshme lidhur me këto kërkesa të deputetëve të mbahet të premten (17 maj). Me këtë u pajtuan edhe deputetët prezentë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguajë, m’u shkatërrua jeta!
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit ‘AlbKings’ – si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare
Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci
Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia
Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve
Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat
Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United