LAJMI I FUNDIT:

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Real Madridi ka siguruar tashmë edhe matematikisht titullin e 36-të të La Ligas në historinë e klubit, pasi Barcelona nuk ia doli të arkëtojë tri pikët në sfidën ndaj Gironës, ndërsa ‘Los Blancos’ fituan me rezultat të pastër 3-0 ndaj Cadizit në shtëpi.

Me të përfunduar ndeshja u shpërndanë disa video në rrjetet sociale, aty ku lojtarët e Real Madridit po festonin titullin e dytë këtë sezon.


Në mesin e lojtarëve që reaguan pas sigurimit të titullit kampion ishte edhe ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili ishte njëri ndër më meritorët për këtë sukses të Real Madridit.

“Epoka e re”, ishte mbishkrimi i Vinicius në foton që kishte publikuar me trofetë që gjenerata e re e lojtarëve të Real Madridit ka fituar që prej se janë pjesë e klubit spanjoll.

Ky postim i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj lojtarit të Barcelonës, Ronald Araujo, i cili në janar të vitit 2023 pasi Barcelona kishte mposhtur Real Madridin në finale të Superkupës së Evropës kishte ngacmuar rivalët e tij.

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

“Është fillimi i një epoke të re”, kishin qenë fjalët e uruguaianit pasi Barcelona kishte fituar titullin, dhe shumë njerëz aluduan se ishte një deklaratë goditëse për Real Madridin.

Lojtarët e Real Madridit kanë mundësinë që ta shtojnë edhe një trofe në sirtarin e tyre në rast se eliminojnë Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe dalin fitimtar eventualisht në finalen e cila do të zhvillohet më datë 1 qershor në ‘Wembley’ të Londrës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi

Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi

Kombëtarja e Shqipërisë
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Përfaqësueset
“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

Kombëtarja e Shqipërisë
Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Kalo në kategori