Dy shtetet mike të Kosovës, Gjermania dhe Franca i kanë shprehur hapur qëndrimet e tyre se qeveria duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo pak javë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova po synon anëtarësimin.
Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në lidhje me këtë në një intervistë për Telegrafin ka thënë se në raportin e Dora Bakoyannis nuk është kusht çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Raportuesja që vjen nga një vend jonjohës thotë se asnjë vendi nuk i janë vendosur më shumë kushte sesa Kosovës…”, tha ai.
Duke folur lidhur me kërkesën që të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se liderët e shtetit të Kosovës, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari e kanë pranuar Asociacionin.
“Pra, në listën e obligimeve, në të cilat janë zotu tre liderët e shtetit të Kosovës është edhe zbatimi i Asociacionit. Unë tash nuk po e shoh arsyeshmërinë pse duhet të ndodhë kjo dhe pse duhet të kushtëzohet një e drejtë e fitume me një kusht që nuk është”, ka thënë Tahiri.
“Ku është roli i qeverisë dhe ku i parlamentit në këtë temë”, pyeti ai.
Tahiri tutje tha se si pjesë e delegacionit e kanë bërë punën e tyre në Asamblenë parlamentare.
“Ajo tani që duhet të ketë kujdes është cili do të jetë pozicioni zyrtar i Qeverisë së Kosovës…. Kurti do të mundohet që me një frymë populliste të ik nga përgjegjësia dhe fakti që e ka pranu Asociacionin. Shikoni, marrëveshja e Brukselit e ka Asociacionin brenda, Plani i Veprimit dhe marrëveshja e Ohrit e ka Asociacionin brenda.
Letra e nënshkruar prej presidentes, prej tij si kryeministër i vendit dhe prej kryeparlamentarit e ka Asociacionin, pra këta e kanë pranuar, tani nuk e di ku është problemi. Ftesa ime për kryeministrin është që fillimisht të dalin në vendet anëtare, dhe të sqarojnë pozicionin e Kosovës, letrën që e kanë nënshkruar dhe raportin, dhe pastaj të mos e lënë Kosovën peng”, tha Tahiri.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një rrugëtim natyral i një shteti që aspiron me qenë anëtar i BE-së dhe i NATO-s.
“Andaj, për me mujt me ecë, me u konfirmu përpara agjenda jonë euroatlantike është tepër e rëndësishme anëtarësimi i Kosovës dhe kërkesa jonë për Kurtin është që të ketë shumë kujdes….”, tha ai, duke shtuar se arrogancën këto tri vjet e ka pas me opozitën.
“Arbitraritetin në vendimmarrje e ka pas me qytetarët e Kosovës, të jetë i kujdesshëm mos t’ia bën një dëm, i cili do të jetë dëm i madh për Kosovën”, tha tutje Tahiri.
Anëtari i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së tha se duhet të bëhet një analizë serioze e votave në Komitetin e Ministrave dhe pastaj të lobohet e të dihet më shumë, por tash kjo sipas tij, është në dorë të Qeverisë.
“Unë pres që Kosova ta merr ftesën dhe të anëtarësohet. Jo pse jam optimist prej natyrës, por jam realist. Nuk më hyn në krye si mund të votohet me 85 për qind të deputetëve një raport që i jep dritë të gjelbër anëtarësimit të Kosovës dhe pastaj të na kushtëzojnë me diçka që nuk është kusht në raport. Ky është një standard i dyfishtë, por megjithatë ajo që duhet të bëjë Qeveria është që të sqarojë dhe të mos e lë peng Kosovën për shkak se do t’i jep një goditje të madhe subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prej sot hyn në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare, pritet ulja e çmimeve për 2500 produkte
Gjendja e rrugëve në RMV, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
“Ishte prekëse, histori e pagëlltitshme”, Rama flet për skandalin e Onkologjikut
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë