LAJMI I FUNDIT:

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën e saj ushtarake, ka njoftuar Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Gjermania është një ndër shtetet perëndimore që i kanë ofruar mbështetje Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Ndihma u bë shkak që presidenti rus, Vladimir Putin, të deklarojë se lidhjet midis Rusisë dhe Gjermanisë janë të ngrira, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
Lexo po ashtu Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

E në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerë rusë kanë ndërhyrë në disa faqe gjermane si përgjigje e ndihmës ushtarake gjermane në Ukrainë.

“Tani qartë mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus APT28 i cili kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake GRU”, tha Baerbock.

“Me fjalë të tjera, hakerët rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike. Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe nuk do të mbetet pa pasoja”, shtoi ministrja.

Ndryshe, së fundmi agjencia gjermane e sigurisë kibernetike dhe studiues që punojnë për kompaninë mëmë të Google, Alphabet, thanë se një grup i ngjashëm i quajtur APT29 ishte kapur duke synuar vjedhjen e të dhënave të disa partive politike gjermane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori