Kryeministrja e Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni e ka cilësuar emisionin investigativ “Report” të Rai3 si linçim ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Shqipërisë pse ai zgjodhi të ndihmonte Italinë lidhur me marrëveshjen për emigrantët.
Gjatë një konference ku shprehu kandidaturën e saj për zgjedhjet evropiane, Meloni tha se emisioni “Report” e “portretizonte Shqipërinë si narko-shtet” dhe kjo, shtoi ajo, vetëm se Rama ndihmoi Italinë.
“Bëmë marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist në Shqipëri, për hapjen e dy qendrave për pritjen e emigrantëve. E majta propozoi përjashtimin e Ramës nga Partia Socialiste Europiane, vetëm pse guxoi të ndihmonte qeverinë italiane të qendrës së djathtë. Në vend që ta falenderonin, se veproi në emër të solidaritetit europian, kërkuan dënimin e tij. Shërbimi publik italian “Tele-Meloni”, bëri një raportim mbi qendrat e pritjes në Shqipëri, ku e portretizonte të gjithë atë vend si një narkoshtet. Më ndihmoni të shpreh solidaritetin tim me Ramën dhe të gjithë popullin shqiptar, që u dënuan vetëm sepse tentuan të ndihmonin vendin tonë”, tha Meloni.
Lidhur me emisionin “Report” edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar disa herë duke e cilësuar atë “si të neveritshëm dhe të mbushur me paragjykime për Shqipërinë”.
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si shpifje djallëzore në kurriz të Shqipërisë emisionin investigativ “Report” në Rai Tre, ku akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi si “avokat i trafikantëve dhe personi kyç që shërbeu për paktin dhe marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë”.
Kreu i qeverisë shqiptare ka sqaruar se e gjithë kjo ky furi për të sulmuar Xhorxha Melonin (Giorgia) në kurriz të Shqipërisë është përbaltje ndaj vendit të tij./RTSH
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh
Spiunët e BIA-s bënin plane për incidente ndëretnike në Kosovë
Publikohet audio e bisedës në mes të oficerit të BIA-s dhe të dyshuarit për spiuanazh, Bedri Shabani
'Pasarela' që lidh Pallatin e Rinisë me Hotelin Grand do të vazhdohet sipas planit të viteve ’70-ta
Me polemika mes avokatit Berisha dhe prokurorit Gashi ka vazhduar dëgjimi i dëshmitares në rastin e 400 kg kokainë
Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm me përkrahjen e SHBA-së, duhet të marrë parasysh shqetësimet tona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
AMP
Publikohet audio e bisedës në mes të oficerit të BIA-s dhe të dyshuarit për spiuanazh, Bedri Shabani
Gjashtë ditë të tmerrshme në burgun e Stanfordit - historia e eksperimentit që njerëzit paqësorë i shndërroi në ‘përbindësha’
Ky është restoranti më i mirë në botë për vitin 2024
Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh