LAJMI I FUNDIT:

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa – paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa – paralajmëron ministri gjerman

Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtojë ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, ka njoftuar Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Ne e mbështesim Ukrainën sepse ajo është linja jonë e parë e mbrojtjes kundër Putinit”, tha Lindner, partner i koalicionit qeverisës gjerman të udhëhequr nga socialdemokrati Olaf Scholz.

Sipas ministrit, Putini jo vetëm që dëshiron ta fshijë Ukrainën nga harta, por ai dëshiron të ndajë Evropën dhe NATO-n dhe të sigurohet që SHBA-ja të tërhiqet nga Evropa, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


“Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina. Qëllimi i tij është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi ne. Dhe ai kurrë nuk duhet të ketë sukses në këtë gjë”.

Për këtë arsye, ministri thotë se Gjermania dhe aleatët e saj duhet të përmirësojnë aftësitë për mbrojtje.

Ndryshe, Gjermania ka miratuar fondin special prej 100 miliardë eurosh për përditësimin e ushtrisë, i cili do të përdoret brenda disa vitesh.

“Detyra jonë për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Gjermani, Evropë dhe botë nuk duhet të jetë e kufizuar në vite. Ajo potencialisht është detyrë për dekada dhe breza të tërë”, tha Lindner. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia

"IDF ka vrarë 440 anëtarë të Hezbollahut", deklaron zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Azia
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Kalo në kategori