LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Trajneri italian, Antonio Conte thuhet se të drejtojë Napolin nga sezoni i ardhshëm, i cili ka dështuar këtë sezon, pasi fitoi Scudetton vitin e kaluar.

Sipas mediumit Rai Sport, Conte ka pranuar të marrë përsipër napolitanët dhe ka arritur një marrëveshje për një kontratë trevjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon.


Conte beson se skuadra e Napolit ka nevojë vetëm për ndihmë nga ana mendore për t’u rikuperuar sezonin e ardhshëm, prandaj ai zgjodhi projektin e tyre, pohon mediumi italian.

Angazhimi i fundit i trajnerit italian ishte në fillim të vitit 2023, kur ai u shkarkua nga Tottenham Hotspur pasi nuk arriti të fitonte asnjë trofe.

Ai tashmë ka lënë gjurmë në futbollin anglez, pasi me Chelsean doli kampion në sezonin 2016/2017 dhe fitoi Kupën FA sezonin e ardhshëm, ndërsa më parë ai drejtoi Juventusin me sukses të madh dhe e ktheu klubin në krye të Serie A dhe hodhi themelet që e bënë këtë ekip më të mirin në Itali në atë kohë.

Pas Chelseat, ai u punësua në Inter dhe me këtë klub i dha fund dominimit tashmë të përmendur të Juventusit dhe fitoi titullin kampion, dhe në nëntor 2021 u bë trajneri i ri i Tottenhamit, të cilin e drejtoi për 16 muaj.

Napoli aktualisht është vetëm në vendin e tetë në tabelën e Serie A dhe këtë sezon tashmë ka ndërruar tre trajnerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori