Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur një tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Në fjalën e tij, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se edhe pse kanë kaluar 25 vite nga lufta e fundit në Kosovës, ende mbetet i pazbuluar fati i mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur dhe se sipas tij ky është një fakt shqetësues.
Ai u bëri thirrje institucioneve vendore dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë presion mbi autoritetet përgjegjëse në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur.
Qelaj tha se vendosja e fatit të personave të zhdukur në tavolinën e dialogut politikë Kosovë-Serbi është i papranueshëm dhe nëse nuk vendoset si kërkesë e qartë për palët dhe të imponohet si detyrim dhe parakusht i çdo iniciative tjetër duke e vlerësuar si prioritet që nuk lejohet të kalohet.
“Kur kanë kaluar më shumë se 25 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë ende nuk dihet fati i mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur. Ky është fakt shqetësues dhe pa drejtësi për viktimat. Andaj avokati i popullit bën thirrje institucioneve vendore dhe të gjithë komunitetit që pa kompromis të shtroj presion të detyrojnë autoritetet përgjegjëse të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe të dhënat që të çojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Vendosja ne tavolinën e dialogut politik dhe qëllimi që të arrihet kompromis me fatet e personave të zhdukur është i pa pranueshëm dhe nëse nuk vendoset si kërkesë e qartë për palët dhe të imponohet si detyrim dhe parakusht i çdo iniciative tjetër duke e vlerësuar si prioritet që nuk lejohet të kalohet”, tha Qelaj.
Ndërkaq, Andin Hoti, Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në këtë tryezë tha se për vitin 2024 janë gërmuar 4 lokacione në territorin e Kosovës, ndërsa në vitin 2000/2001 në varrezat masive në Serbi janë gjetur mbi 900 persona të zhdukur.
Ai tha se çështja e personave të zhdukur tashmë është ndërkombëtarizuar.
“Rreth 20 persona apo eshtra të personave që janë të zhdukur ia kanë arrit me i zhvarrosë, kanë arritur me i marrë dhe janë nën procedurat e mëtutjeshme. Shumicën e rezultateve i kemi marr dhe për të tjerat jemi në pritje me ja dërguar familjarëve eshtrat e familjarëve të tyre. Ndërkaq në vitin 2024 deri më tani i kemi gërmuar 4 lokacione me ç’rast i presim edhe 12 lokacione tjera që t’i realizojmë në kuadër të viti 2024. Në numër total janë mbi 2 mijë e 800 lokacione të tjera të gërmuara në Republikën e Kosovës. Kur flasim për territorin e Serbisë është çështje tjetër. U përmend që 950 persona kanë arritur që të gjinden në varrezat masive të Serbisë. 95 për qind nga ta janë gjetur në vitin 2000-2001 në tri varreza masive”.
“Mendoj që Kosovës jo vetëm tashti por edhe në të kaluarën iu ka nevojitur një dokumentim, një hartim i asaj çka ka ndodh nuk nevoja asnjë klasifikim shpikje apo përgënjeshtrim por thjesht një dokumentim i gjithë atyre krimeve një bashkëpunim i tyre krimeve ose një bashkim i atyre dokumenteve në një institucion të vetëm. Kanë punuar pa rreshtuar edhe në forma të ndryshme edhe në kushte të ndryshme megjithatë shteti deri sot nuk është që ka pasur një institucion të qartë se ku dhe si do të ruhen gjitha këto dokumente. Përveç kësaj mendoj jam i bindur plotësisht që delegacioni i Serbisë i ka të gjithë informacionet për Kosovën, thjesht duhet me pas vullnetin, kurajën me i dhënë ato dhe mu përball me drejtësi mandej”.
“Deri sa kjo nuk arrihet natyrisht që kjo do të jetë e vështirë. Natyrisht që ne do të kemi edhe gishtin të drejtuar nga ne sepse është normale përderisa kjo nuk arrihet e kemi shumë të vështirë. Jemi munduar 2 vite, kemi shkuar në Bruksel me ekipin e dialogut dhe kemi futur në kuadër të dialogut personat e zhdukur. E kemi ndërkombëtarizuar çështjen e personave të zhdukur. E kemi ndërkombëtarizuar e kemi ngrit në nivel demokratik në mënyrë që me pas një garancion e ai garancion të jetë BE. Më në fund, më 2 maj kemi arritur ta miratojmë, jo ta nënshkruajmë, deklaratën e personave të zhdukur si rrjedhojë e Aneksit të Ohrit”, tha Hoti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Dimitrov: Një marrëveshje më e mirë për palën greke do të thotë një marrëveshje më e keqe për palën maqedonase dhe anasjelltas
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin
“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti
KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi