LAJMI I FUNDIT:

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Dy udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Te pasuria e paluajtshme, Osmani ka deklaruar se gëzon disa prona të cilat janë në pronësi të presidentes dhe bashkëshortit të tij, ata gëzojnë një banesë, garazh, shtëpi, tokë, transmeton Telegrafi.

Osmani po ashtu ka të deklaruar edhe një veturë, vlera e të cilës arrin 10 mijë euro.


Presidentja ka deklaruar edhe paratë që i ka në institucione financiare.  Ajo ka para të gatshme në disa banka, shuma e tyre mbi 1 mijë euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë së presidentes, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Pasurinë e ka deklaruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se ka një banesë, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Kryeministri i vendit, ka bërë të ditur se ka  1 mijë e 500 euro të gatshme në institucione financiare. Gjithashtu, Kurti ka deklaruar se edhe bashkëshortja e tij ka 2.500 euro në një bankë.

Pasurinë e deklaruar nga kryeministri Kurti mund ta gjeni KËTU.

Edhe zyrtarët tjerë tashmë kanë deklaruar pasurinë e tyre në këtë agjencion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori