LAJMI I FUNDIT:

Edhe pak ditë deri në zgjedhje, çfarë premtojnë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut

Edhe pak ditë deri në zgjedhje, çfarë premtojnë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut është futur në ditët e fundit. Kandidatët për president edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e tyre dhe takimet me qytetarët.

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në tubimin në Koçan tha se me të në krye të shtetit, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë drejt botës së zhvilluar dhe për një kohë shumë të shkurtër do të jetë pjesë e Evropës. Pendarovski theksoi se në mandatin e kaluar ka treguar se çfarë do të thotë të jesh president për të gjithë qytetarët, pa bërë ndarje.

Ai i është përgjigjur Siljanovskës edhe për akuzat se nuk ka marrë masa në luftën kundër krimit. Pendarovski i bëri thirrje që të kontrollohet pasuria e tij nëse ka dyshime se ai ka qenë shok me kriminelë.


Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, theksoi se më 24 prill dhe 8 maj do të vendoset nëse Maqedonia do të jetë shtet pro-evropian. Në tubimin në Ohër ajo bëri të ditur se si presidente e vendit do të punojë për fuqizimin e turizmit kulturor.

Siljanovska premtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do të iniciojnë organizimin e forumit ndërkombëtar, në të cilin do të diskutohet për bashkëpunimin e qytetërimeve, feve dhe kulturave. Ajo premtoi gjithashtu se nuk do të harrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.

Kandidati për president Stevço Jakimovski në kuadër të fushatës parazgjedhore theksoi se koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” është opsioni i tretë dhe i vetëm në bllokun politik maqedonas me qëndrime të qarta maqedonase. Ai tha se Mickoski tashmë po e zbulon koalicionin e fshehtë me ZNAM dhe të Majtën.

“Për fat të mirë, ranë maskat. Hristijan Mickoski publikisht deklaroi se nuk do të sulmojë më as Levicën, as ZNAM-in, as zotin Maksim Dimitrievski, që do të thotë se nga sekret, koalicioni i tyre u bë publik dhe kjo tregon qartë se tashmë i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre për ndryshimin e Kushtetutës dhe për me hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me gjasë edhe ata janë pajtuar për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend, ashtu siç kanë kërkuar partitë shqiptare në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Stevço Jakimovski.

Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i BDI-së, dega Saraj, kanë organizuar debat të hapur me kandidatin për president, Bujar Osmanin dhe kandidatët për deputetë nga Fronti Europian në Njësinë zgjedhore numër një, Blerim Bexheti dhe Naim Bajrami.

Kandidati për president, Bujar Osmani para të rinjve dhe të rejave nga Saraji është zotuar se si president i ardhshëm do të krijojë një shtet, ku pavarësisht përkatësive etnike, secili do të ketë mundësi t’i realizojë ëndrrat e veta.

“Nga popull i përjashtuar tani jemi popull që kemi arritur kryeministrin e parë shqiptar. Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë. Filluam t’i rrënojmë kalatë monoetnike: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri i Parë, por ende nuk kemi përfunduar, sepse ende kemi një kala që është zonë e ndaluar për ne. Ky mision është i shenjt dhe nuk është i rastësishëm. Prandaj ju ftoj ta aprovoni”, tha Osmani.

Kandidatja për presidente e partisë “E Majta”, Biljana Vankovska në tubimin para qytetarëve në Veles tha se ajo në garë presidenciale nuk ka hyrë për kolltuk apo privilegje tjera, por për kauzën kombëtare.

“Uroj që në këtë rrugë të ecim duke luftuar, me ndershmëri dhe konsekuencë. Ajo që nuk na dallon nga ata që vrapojnë në distanca të shkurtra është që të vrapojmë një maratonë. Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion. Ne kemi një kauzë”, tha Vankovska.

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari nga Struga dërgoi porosi ndaj ish bashkë partiakëve të cilët sipas tij shkuan në vatrën e krimit dhe korrupsionit. Sipas Taravarit, derisa fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit. Duke folur mbi projektet për qytetin e Strugës, Taravari tha se Strugës duhet t’i kthehet krenaria duke i larguar kriminelët na udhëheqësia.

Në ndërkohë në Kërçovë, Taravari paralajmëroi kthimin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Maksim Dimitrievski, kandidati presidencial i ZNAM, para qytetarëve të Velesit theksoi se nuk do të bëjnë koalicion derisa të nënshkruhen dhe përcaktohen vijat e kuqe për Maqedoninë.

“Për ne të dy janë njësoj. Në këtë shtetin tonë nga vitet ’90 e këtej qytetarët votuan vetëm një herë. Referendumi i Pavarësisë. Dhe kështu për 30 vjet kthehemi në rreth dhe shohim se si e bëjnë Maqedoninë shtet të përkushtuar, sipas dëshirës së tyre”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori