LAJMI I FUNDIT:

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden ka shpjeguar pse Jude Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ dhe ai po shpreson se do t’i korrigjojë gabimet e Kampionatit Evropian këtë verë në Gjermani.

Sulmuesi i Manchester Cityt, ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Ai ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha garat këtë sezon, dhe pritet të jetë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për Gareth Southgate në përpjekje për të fituar Euro 2024.


E njëjta mund të thuhet edhe për yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, i cili tashmë ka arritur shifrën e 20 golave të shënuar në sezonin e tij debutues me gjigantin spanjoll.

Ai shumë shpejt është shndërruar në një figurë të rëndësishmë për klubin dhe kombëtaren, dhe këtë e ka vlerësuar lart Foden.

“Unë kurrë nuk kam parë dikë më të pjekur se ai në këtë moshë. Ndihem se ai është një dhuratë nga Zoti me fizikun që ka. Ne me të vërtetë kemi nevojë që ai të jetë në formën e tij më të mirë”, ka thënë fillimisht Foden.

"Vetëm duhet të jenë të lirë dhe e fitojnë Evropianin" - Ferdinand tregon për dyshen që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Lexo po ashtu "Vetëm duhet të jenë të lirë dhe e fitojnë Evropianin" - Ferdinand tregon për dyshen që mund të shkëlqejnë në Euro 2024

Foden kishte humbur mundësinë për të luajtur në finale të Kampionatit Evropian ndaj Italisë në ‘Wembley’ pasi atë kohë pësoi një lëndim fatkeq.

“Ishte thjesht një çmenduri. Unë po stërvitja një ditë para finales, dikush me pasoi topin, unë u përpoqa ta kontrolloja por dëgjova një kërcitje dhe e kuptova menjëherë”.

“Nuk mund të ecja. Ishte shkatërruese. Mbaj mend që trajneri më foli dhe nuk mund të mos qaja. Nuk mund të thoja asnjë fjalë. Isha shumë i mërzitur, por kam nxjerrë një mësim të mirë nga kjo situatë”, është shprehur anglezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Premier League
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Përfaqësueset
Kalo në kategori