LAJMI I FUNDIT:

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Është bërë tashmë një javë që prej zhvillimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe PSG-së, aty ku vëmendjen e mori Ronald Araujo shkaku i kartonit të kuq që kishte marrë, teksa blaugransit u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Uruguaiani u kritikua gjerësisht për ndërhyrjen e pa menduar që bëri ndaj Bradley Barcolas, ku njëri ndër personat që reagoi ishte edhe Ilkay Gundogan.


Tani, sipas raportimeve të fundit, Araujo është në bisedime me Bayern Munichun për një transferim të mundshëm.

Gazetari Lluis Canut ka raportuar se agjentët e Araujos janë në bisedime me Bayern Munichun për t’u pajtuar rreth kontratës së lojtarit, në rast se gjiganti gjerman gjen gjuhën e përbashkët me Barcelonën.

I kryqëzuar nga të gjithë për eliminimin e Barcelonës - reagon Ronald Araujo
Lexo po ashtu I kryqëzuar nga të gjithë për eliminimin e Barcelonës - reagon Ronald Araujo

Qëllimi i bavarezëve pra është që të arrihet një marrëveshje mbi kushtet personale me lojtarin, para se të hapen bisedimet me Barcelonën. Canut ka shpjeguar tutje se çmimi i Araujos mund të variojë nga 65 deri në 70 milonë euro.

Araujo personaliosht kishte thënë më parë se bisedimet rreth rinovimit të kontratës me Barcelonën po shkojnë mirë, dhe ka pretenduar se ai është i lumtur në klub.

Teksa pjesa e dytë nuk është vënë në dyshim, bisedimet mes dy palëve për rinovimin e kontratës kanë zgjatur tash e sa muaj, por pa rezultat.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në vitin 2026, dhe blaugranasit i kanë premtuar një rritje të pagës sa më shpejt që të jetë e mundur. Në rast se ata nuk gjejnë një marrëveshje me mbrojtësin shtatgjatë, atëherë opsioni më i logjikshëm është shitja e tij, sidomos duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Turqit udhëtuan me aeroplan në stadiumin që ishte larg vetëm 150 kilometra, kjo tërboi aktivistët mjedisor

Turqit udhëtuan me aeroplan në stadiumin që ishte larg vetëm 150 kilometra, kjo tërboi aktivistët mjedisor

Përfaqësueset
Trajneri Matjaz Kek përmbushi një premtim të pazakontë pas suksesit më të madh të Sllovenisë

Trajneri Matjaz Kek përmbushi një premtim të pazakontë pas suksesit më të madh të Sllovenisë

Përfaqësueset
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Si e vlerëson Armend Dallku paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024 dhe çfarë do të kishte bërë ndryshe nga Sylvinho?

Si e vlerëson Armend Dallku paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024 dhe çfarë do të kishte bërë ndryshe nga Sylvinho?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori