Në Reeperbahn, në lagjen Sankt Pauli në qytetin e Hamburgut prostitucioni është model krejt normal biznesi, sidomos për burrat që janë tutorë prostitutash dhe nxjerrin para prej shfrytëzimit të tyre.
Seksi sjell në Sankt Pauli turistë nga e gjithë bota që joshen të vijnë këtu. Në këtë lagje mëkatarësh organizohen madje guida për turistët. “Këtu në Sankt Pauli shërbejnë si shtëpi publike edhe lokalet ku gratë kërcejnë lakuriq. Po të ulesh këtu për të pirë një birrë, nuk zgjat shumë dhe dikush vjen të bën ofertën, duke thënë se mund ta marrësh valltaren të shkosh edhe në dhomë” – tregon një guidë turistësh.
Në Gjermani prostitucioni është legal. Synimi i ligjit liberal për prostitucionin, i përpiluar 20 vjet më parë ishte që të nxirreshin nga ilegaliteti gratë që punonin në këtë fushë. Me këtë ligj ato mendohej se do të fitonin të drejtën të përdornin shërbimet e sistemit të shëndetësisë dhe të sigurimit në raste papunësie, raporton dw.
Por pasoja është se që nga ajo kohë në Gjermani vijnë shumë burra nga vende të tjera për të blerë seks dhe bashkë me ta edhe shumë gra, që nuk e shesin trupin e tyre me vullnet të lirë.
Nja nga ato është Tereza nga Afrika. Ajo ka frikë, sidomos për foshnjën dhe familjen e saj, prandaj do të mbetet anonime. Tek trafikantët që e patën sjellë në Gjermani ajo hyri në borxh 60 mijë euro, tregon ajo. Paratë për të larë borxhin ajo duhet t’i nxjerrë tani duke dalë tek semafori. “Trafikantët e qenieve njerëzore janë nga natyra të pangopur, ata duan gjithnjë e më shumë para dhe nuk pyesin çfarë vuajte duhet të kalojnë gratë. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do përfundoja me një punë të tillë”, tregon Tereza.
Që ta detyronin të ushtronte profesionin e prostitutës trafikantët madje e ndanë nga fëmija foshnjë. “Nuk do ta harroj kurrë atë natë. Ata ma morën fëmijën, më nxorën jashtë në verandë dhe mbyllën derën. Më thanë të rri atje meqenëse jam shumë kokëfortë dhe nuk dua të dal tek semafori. Unë dëgjoja fëmijën brenda që qante. Qante e qante. Pastaj e zuri gjumi. Në orën një ata hapën derën dhe më lanë të hyja brenda”, pohoi Tereza.
Prostitucioni i detyruar dënohet në Gjermani. Por askush nuk guxon t’u drejtohet autoriteteve. Në vend që të shkojnë tek autoritetet njerëzit fshihen. Në Gjermani ka rreth 30 mijë prostituta të regjistruara. Numri i punonjëseve ilegale të seksit vlerësohet të jetë dhjetë herë më shumë.
Gjermania është kthyer në shtëpinë publike të Evropës dhe modeli gjerman ka dështuar, thotë aktivistja për të drejtat e grave, Nora Evers. “Me ligjet liberale Gjermania përkrah një sistem që faktikisht i grabit gratë, i kthen ato në mall dhe u jep të drejtën burrave që të blejnë për 30 euro seks me një grua”, pohoi Evers.
Sipas saj Suedia dhe qasja e atjeshme kundër prostitucionit duhet marrë shembull. I ashtuquajturi „modeli nordik”, është duke gjetur gjithnjë e më shumë përkrahës edhe në politikën dhe median gjermane. Ky model është i përhapur edhe në vendet e tjera europiane si Norvegjia dhe Franca. Sipas legjislacionit suedez vepër penale kryen vetëm personi që blen seks. Kush kapet duke u larguar nga banesa e një prostitute, rrezikon të dënohet me gjobë. Sasia e gjobës varet nga të ardhurat e personit. Kush kapet disa herë duke blerë seks, rrezikon të dënohet me heqje lirie.
Por ndërkohë që në Gjermani shoqatat e prostitutave po diskutojnë se si mund të adoptohet modeli suedez, në Suedi shumica e mbështet ndalimin e shitjes së seksit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker