E plotësuar: Me moton “Kot flasim derisa ata na vrasin”, është mbajtur protesta në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga ku iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.
Marshit paqësor i priu vajza e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra të martën, ndërkaq dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.
Vrasja e Gjyljeta Ukelles, protestës në Pejë po i prinë vajza e të ndjerës
Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.
Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit Gjyljeta Ukella, i cili vrau të martën në mëngjes viktimën.
“Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’, thuhet nga organizatori. Marshit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.
“Rasti i fundit tragjik i kësaj natyre i ndodhur sot në qytetin e Pejës iu shtua shifrave alarmante të viteve të fundit në vendin tonë.
“Vrasja e qëllimshme e grave dhe vajzave për shkak të gjinisë së tyre, është një krim i urryer që jo vetëm ua grabit jetën individëve, por gjithashtu u shkakton trauma të qëndrueshme familjeve dhe komuniteteve. Çdo femicid është një kujtesë e ashpër e dhunës dhe pabarazisë sistematike me bazë gjinore që vazhdon në shoqërinë tonë”, thuhet tutje.
Marshi protestues është organizuar nga Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë, të cilat janë shprehur thellësisht të trishtuara dhe të indinjuara nga rritja e rasteve të vrasjeve të qëllimshme të grave – femicidi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje