LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova ndalohet në Morinë, dërgohet në mbajtje prej 48 orësh

Akil Gjakova ndalohet në Morinë, dërgohet në mbajtje prej 48 orësh

Xhudisti pejan, Akil Gjakova është dërguar në mbajtje nga Policia e Pejës, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria disa ditë më parë.

Akil Gjakova është denoncuar nga bashkëshortja e tij para disa ditësh për ‘dhunë në familje’.


Megjithatë, xhudisti pejan nuk është dorëzuar në Polici edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme, duke bërë që Policia e Kosovës të lëshoj urdhër për arrestimin e tij.

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova
Lexo po ashtu Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Pas këtij urdhri erdhi edhe reagimi i Federatës së Xhudos, e cila deklaroi se janë të bindur në pafajësinë e Akilit dhe se ai do të dorëzohet tek organet posa të arrijë në Kosovë.

Një gjë e tillë edhe ka ndodhur, pasi zëdhënësi i Prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Telegrafin, ndalimin e xhudistit.

“I njëjti është ndaluar mbrëmë në pikë kalimin në Morinë. Policia e Pejës e ka marrë të dyshuarin dhe Prokuroria e Pejës ka dhënë urdhër ndalimi prej 48 orësh”, ka thënë Nikçi për Telegrafin.

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos
Lexo po ashtu U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Lajmi për Telegrafin u konfirmua edhe nga zëdhëndësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Pas publikimit të personit në kërkim Akil Gjakova, i njëjti mbrëmë (e martë) në orët e vona është dorëzuar në pikën kufitare në Vërmicë, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kalo në kategori