LAJMI I FUNDIT:

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet – reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet – reagon edhe Federata e Xhudos

Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve për dhunë në familje.

Tashmë ka kaluar një javë kur është raportuar se bashkëshortja e tij ka raportuar në polici se xhudisti kosovar ka ushtruar dhunë.

Gjakova deklaroi se ishte jashtë vendit dhe do të paraqitej para organeve të drejtësisë sapo të arrijë në Kosovë.


Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova
Lexo po ashtu Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Ndërkaq, në ditën e sotme (16 prill), Policia e Kosovë ka lëshuar një njoftim se Akili është në kërkim.

Në mediat tona në orët e mbrëmjes filluan raportimet se xhudisti nga peja është vetëdorëzua në polici, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova në një përgjigje për Telegrafi ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë kontakt nga Gjakova apo se është vetëdorëzuar.

U kërkua arrestimi i tij për dhunë ndaj bashkëshortes, vjen reagimi i Akil Gjakovës: Nuk jam person i dhunshëm
Lexo po ashtu U kërkua arrestimi i tij për dhunë ndaj bashkëshortes, vjen reagimi i Akil Gjakovës: Nuk jam person i dhunshëm

“Deri në këto momente nuk kemi të raportuar për arrestim apo dorëzim të tij”, ka thënë shkurt Rugova.

Në anën tjetër, Federata e Xhudos në Kosovë ia ka dalë në mbrojtje Akilit, duke thënë se ata besojnë në pafajësinë e tij.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë”, thuhet fillimisht në reagimin e tyre.

Xhudisti i njohur Akil Gjakova denoncohet për dhunë nga bashkëshortja e tij
Lexo po ashtu Xhudisti i njohur Akil Gjakova denoncohet për dhunë nga bashkëshortja e tij

“Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona”.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”.

“Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, përfundon njoftimi i Federatës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori